Ashab
Në Dhjatën e Vjetër një nga mbretërit më të ligj dhe më të fuqishëm të pjesës veriore të Izraelit. Ai u martua me Jezebelin, një princeshë sidoniane, nën ndikimin e së cilës, adhurimi i Baalit dhe i Asherahut u vendos në Izrael (1 Mbr. 16:29–33; 2 Mbr. 3:2) dhe u bë përpjekje për t’i shkatërruar profetët dhe adhurimin e Jehovait (1 Mbr. 18:13).