ParaShih gjithashtu Dhjeta (të), dhjetë (e); Lëmoshë, dhënie lëmoshe; Pasuri; Qenie i BotësMonedha, letër, vërtetime ose diçka që njerëzit e përdorin si pagesë për mallra ose shërbime. Nganjëherë është simbol i materializmit.Do të shëlbeheni pa para, Isa. 52:3.Të dymbëdhjetët u urdhëruan të mos marrin asgjë tjetër udhës, as trastë, as bukë, as para, Mr. 6:8.Pjetri i tha Simon magjistarit, se paraja e tij do të humbiste bashkë me të, Vep. 8:20.Dashuria për para është rrënja e gjithë të këqijave, 1 Tim. 6:10.Mos shpenzoni para për atë që nuk ka vlerë, 2 Ne. 9:50–51 (Isa. 55:1–2; 2 Ne. 26:25–27).Po të punojnë për të holla, ata do të mbarojnë, 2 Ne. 26:31.Përpara se të kërkoni pasuri, kërkoni mbretërinë e Perëndisë, Jakobi 2:18–19.Kishat do të thonë se për paratë tuaja do t’ju falen mëkatet tuaja, Morm. 8:32, 37.Ai që i jep paratë e tij për çështjen e Sionit, në asnjë mënyrë nuk do ta humbasë shpërblimin e tij, DeB 84:89–90.