Zënie, debat dhe mosmarrëveshje. Grindja, veçanërisht ndërmjet anëtarëve të Kishës së Zotit ose ndërmjet anëtarëve të një familje, nuk është e kënaqshme për Zotin.
Nuk duhet të ketë mosmarrëveshje midis teje dhe meje, Zan. 13:8 .
Krenaria shkakton grindje, Fja. 13:10 .
Në qoftë se dikush ankohet kundër një tjetri, falni sikundër Krishti ju fali, Kol. 3:13 .
Shmangu nga diskutimet e marra dhe grindjet, Tit. 3:9 .
Zoti urdhëron që njerëzit nuk duhet të grinden me njëri-tjetrin, 2 Ne. 26:32 .
Ju nuk do t’i lejoni fëmijët tuaj të zihen dhe të grinden me njëri-tjetrin, Mosia 4:14 .
Alma i urdhëroi që të mos ketë grindje mes anëtarëve të Kishës, Mosia 18:21 .
Satani përhap thashetheme dhe grindje, Hel. 16:22 .
Djalli është ati i grindjes dhe i nxit njerëzit të grinden me njëri-tjetrin, 3 Ne. 11:29 (Mosia 23:15 ).
Vendos ungjillin tim, që të mos ketë kaq shumë grindje, DeB 10:62–64 .
Ndaleni zënien me njëri-tjetrin, DeB 136:23 .