Zoti ka thënë që të gjithë njerëzit janë përgjegjës për motivet, qëndrimet, dëshirat dhe veprimet e tyre.
Mosha e përgjegjësisë është mosha në të cilën fëmijët konsiderohen të jenë përgjegjës për veprimet e tyre dhe të aftë për të bërë mëkat e për t’u penduar.
Ata do të japin llogari për çdo fjalë të kotë, Mt. 12:36 .
Jep llogari për ato që ke administruar, Llu. 16:2 .
Secili nga ne do t’i japë llogari Perëndisë për veten e vet, Rom. 14:12 .
Të vdekurit do të gjykohen sipas veprave të tyre, Zbu. 20:12 .
Fjalët, veprat dhe mendimet tona do të na dënojnë, Alma 12:14 .
Ne jemi gjykatësit e vetvetes, si të bëjmë mirë apo keq, Alma 41:7 .
Ju lejoheni të veproni për veten tuaj, Hel. 14:29–31 .
Këtë gjë duhet t’u mësosh—pendim dhe pagëzim për ata që janë të përgjegjshëm, Moro. 8:10 .
Duhet të pendohen e të pagëzohen të gjithë ata që kanë arritur vitet e përgjegjshmërisë, DeB 18:42 .
Satani nuk mund t’i tundojë fëmijët e vegjël, derisa ata të fillojnë të bëhen të përgjegjshëm para meje, DeB 29:46–47 .
Fëmijët duhet të pagëzohen kur të bëhen tetë vjeç, DeB 68:27 .
Çdo njeri do të jetë i përgjegjshëm për mëkatet e tij në ditën e gjykimit, DeB 101:78 .
Njerëzve u jepet të njohin të mirën nga e liga; prandaj ata janë veprues për veten e tyre, Mois. 6:56 .
Njerëzit do të ndëshkohen për mëkatet e tyre, NeB 1:2 .