Një i ri i cili nuk ka arritur akoma pubertetin. Etërit dhe nënat duhet t’i mësojnë fëmijët e tyre t’i binden vullnetit të Perëndisë. Fëmijët janë pa mëkat, derisa arrijnë moshën e përgjegjshmërisë (Moro. 8:22 ; DeB 68:27 ).
Fëmijët janë një trashëgim nga Zoti, Psa. 127:3–5 .
Mësoji një fëmije rrugën që duhet të ndjekë, Fja. 22:6 .
Pa Rënien, Adami dhe Eva nuk do të kishin pasur fëmijë, 2 Ne. 2:22–23 .
U mësoni fëmijëve të ecin në të vërtetë dhe maturi, Mosia 4:14–15 .
Fëmijët e vegjël kanë jetë të përjetshme, Mosia 15:25 .
Jezusi i mori fëmijët e vegjël dhe i bekoi, 3 Ne. 17:21 .
Të gjithë fëmijët e tu do të mësohen nga Zoti dhe e madhe do të jetë paqja e fëmijëve të tu, 3 Ne. 22:13 (Isa. 54:13 ).
Fëmijët e vegjël nuk kanë nevojë për pendim ose pagëzim, Moro. 8:8–24 .
Fëmijët e vegjël shëlbehen që nga krijimi i botës nëpërmjet të Vetëmlindurit tim, DeB 29:46–47 .
Prindërit duhet t’u mësojnë fëmijëve parimet dhe praktikat e ungjillit, DeB 68:25, 27–28 .
Fëmijët janë të shenjtë nëpërmjet shlyerjes së Krishtit, DeB 74:7 .
Prindërit urdhërohen t’i rrisin fëmijët e tyre në dritë dhe të vërtetë, DeB 93:40 .
Fëmijët që vdesin përpara moshës së përgjegjshmërisë, shpëtohen në mbretërinë çelestiale, DeB 137:10 .