Ndëshkoj, NdëshkuesShih gjithashtu KundërshtimKorrigjimi ose disiplinimi që iu jepet individëve ose grupeve, me qëllim që të ndihmohen për t’u përmirësuar ose për t’u bërë më të fortë.Mos e përbuz dorën ndëshkuese të të Plotfuqishmit, Job. 5:17 (Fja. 3:11).Lum ai njeri që ti ndreq, o Zot, Psa. 94:12.I gjithë shkrimi i shenjtë jepet për qortim, për korrigjim, 2 Tim. 3:16.Zoti i ndëshkon ata që i do, Heb. 12:5–11.Zoti e sheh të përshtatshme t’i ndëshkojë njerëzit e tij, Mosia 23:21–22.Në qoftë se Zoti nuk e ndëshkon popullin e tij, ata nuk do ta kujtojnë atë, Hel. 12:3.Zoti foli me vëllanë e Jaredit dhe e ndëshkoi atë, Eth. 2:14.Ata u ndëshkuan që të mund të pendoheshin, DeB 1:27.Ata që unë i dua, gjithashtu i ndëshkoj që mëkatet e tyre të mund t’u falen, DeB 95:1.Të gjithë ata që nuk do ta durojnë ndëshkimin, nuk mund të shenjtërohen, DeB 101:2–5.Populli im duhet të ndëshkohet derisa të mësojë bindjen, DeB 105:6.Ai që nuk do ta durojë ndëshkimin, nuk është i denjë për mbretërinë time, DeB 136:31.