Një apostull në Dhjatën e Re. Emri hebraik i Palit ishte Saul dhe ai njihej me këtë emër deri në fillim të misionit të tij ndër johebrenjtë. Ai e kishte përndjekur më parë Kishën, por u kthye tek e vërteta e saj pasi pa një vegim për Jezu Krishtin. Pali shkoi në tre udhëtime kryesore misionare dhe u shkroi shumë letra shenjtorëve. Katërmbëdhjetë prej këtyre letrave formojnë një pjesë të Dhjatës së Re sot. Më në fund ai u çua rob në Romë dhe u vra, ndoshta në pranverën e vitit 65 pas K.