ShenjtorShih gjithashtu Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Kishë e Jezu Krishtit; Krishterë (të)Një anëtar besnik i Kishës së Jezu Krishtit.Mblidhni shenjtorët e mi së bashku në mua, Psa. 50:5.Sauli u bëri shumë të këqija shenjtorëve në Jeruzalem, Vep. 9:1–21.Pjetri erdhi edhe te shenjtorët që banonin në Lida, Vep. 9:32.Hir dhe paqe për ju të gjithë që jeni në Romë, të thirrur për të qenë shenjtorë, Rom. 1:7.Ju jeni bashkëqytetarë të shenjtorëve, Ef. 2:19–21.Unë vura re Kishën e Qengjit, që ishin shenjtorët e Perëndisë, 1 Ne. 14:12.Njeriu i natyrshëm është një armik ndaj Perëndisë, nëse ai nuk bëhet një shenjtor nëpërmjet shlyerjes së Krishtit, Mosia 3:19.Unë, Zoti, e kam bekuar tokën për përdorimin e shenjtorëve të mi, DeB 61:17.Satani bën luftë me shenjtorët e Perëndisë, DeB 76:28–29.Punoni me zell për t’i përgatitur shenjtorët për gjykimin që do të vijë, DeB 88:84–85.Shenjtorët duhet t’u japin nga pasuria e tyre të varfërve dhe të munduarve, DeB 105:3.Drejtuesit e mësipërm jua kam dhënë për punën e shërbesës dhe për përsosjen e shenjtorëve të mi, DeB 124:143 (Ef. 4:12).