Leja e dhënë njerëzve në tokë, të thirrur ose të shuguruar për të vepruar për Perëndinë dhe në emër të Perëndisë, Atit, ose Jezu Krishtit në kryerjen e punës së Perëndisë.
Ai u dha të dymbëdhjetë dishepujve fuqi, Mt. 10:1 .
Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve dhe ju shugurova, Gjo. 15:16 .
Nefi dhe Lehi predikuan me autoritet të madh, Hel. 5:18 .
Nefi, biri i Helamanit, ishte njeri i Perëndisë, që kishte fuqi dhe autoritet të madh nga Perëndia, Hel. 11:18 (3 Ne. 7:17 ).
Jezusi u dha fuqi dhe autoritet të dymbëdhjetë nefitëve, 3 Ne. 12:1–2 .
Joseph Smith-i u thirr nga Perëndia dhe u shugurua, DeB 20:2 .
Askush nuk do të predikojë ungjillin tim ose nuk do të ngrerë Kishën time, përveçse nëse ai shugurohet dhe njihet nga Kisha se ka autoritet, DeB 42:11 .
Pleqtë duhet të predikojnë ungjillin, duke vepruar me autoritet, DeB 68:8 .
Priftëria Melkizedeke ka autoritet të administrojë në gjëra shpirtërore, DeB 107:8, 18–19 .
Çfarë bëhet me anë të autoritetit hyjnor bëhet ligj, DeB 128:9 .