Ndihma për Studimin
Vegim i Parë


Vegim i Parë

Shfaqja e Perëndisë, Atit, dhe Birit të tij, Jezu Krishtit, Profetit Joseph Smith në një korije me pemë.

Në pranverën e vitit 1820, Joseph Smith i Riu ishte në moshën katërmbëdhjetë vjeç. Ai jetonte me familjen e tij në qytetin e Palmyra-s, New York. Jo larg, në perëndim të shtëpisë së familjes ishte një korije me pemë të mëdha. Joseph-i shkoi në këtë vend t’i lutej Perëndisë për të mësuar se cila kishë ishte e drejtë. Ndërkohë që lexonte Biblën, atij i kishte lënë mbresë se duhet ta kërkonte atë përgjigje nga Perëndia (Jak. 1:5–6). Në përgjigje të lutjes së tij, Ati dhe Biri iu shfaqën atij dhe i thanë të mos bashkohej me asnjë prej kishave që ishin atëherë në tokë, sepse ato të gjitha ishin të gabuara, (JS—H 1:15–20). Kjo përvojë e shenjtë filloi një sërë ngjarjesh që do të sillnin rivendosjen e ungjillit dhe të Kishës së vërtetë të Krishtit.