MuzikëShih gjithashtu Himn; KëndojMelodi dhe ritme të kënduara dhe të luajtura që në kohët e hershme biblike për të shprehur gëzim, lavdërim dhe adhurim (2 Sam. 6:5). Mund të jetë një formë lutjeje. Psalmet ndoshta këndoheshin me melodi të thjeshta dhe të shoqëruara nga vegla.Miriami, motra e Aaronit dhe e Moisiut, mori një dajre dhe ajo dhe gratë kërcyen, Eks. 15:20.Levitët që ishin këngëtarët, kishin cembale e harpa dhe njëqind e njëzet priftërinj u binin borive, 2 Kro. 5:12.Jezusi dhe të Dymbëdhjetët kënduan një himn pas Darkës së Fundit, Mt. 26:30.Mësoni dhe këshilloni njëri-tjetrin me psalme dhe himne, dhe këngë shpirtërore, Kol. 3:16.A keni ndjerë të këndoni këngën e dashurisë shëlbuese? Alma 5:26.Sepse shpirti i Perëndisë kënaqet në këngën e zemrës; po, kënga e të drejtëve është një lutje, DeB 25:12.Lavdëro Zotin me këngë, me muzikë dhe me vallëzim, DeB 136:28.