DurojShih gjithashtu Durim; Mjerim; Tundoj, tundimTë mbetesh i vendosur në zotimin për të qenë i vërtetë ndaj urdhërimeve të Perëndisë, pavarësisht nga tundimi, kundërshtimi dhe fatkeqësia.Ai që duron deri në fund do të shpëtohet, Mt. 10:22 (Mr. 13:13).Nuk kanë rrënjë dhe kështu durojnë vetëm pak kohë, Mr. 4:17.Dashuria hyjnore i duron të gjitha, 1 Kor. 13:7.Pasi Abrahami kishte pritur me durim, fitoi premtimin, Heb. 6:15.Në qoftë se durojnë deri në fund, ata do të ngrihen lart në ditën e fundit, 1 Ne. 13:37.Në qoftë se do të jeni të bindur ndaj urdhërimeve dhe duroni deri në fund, ju do të shpëtoheni, 1 Ne. 22:31 (Alma 5:13).Në qoftë se ju do të shkoni përpara duke u ushqyer me bollëk me fjalën e Krishtit dhe duroni deri në fund, ju do të keni jetën e përjetshme, 2 Ne. 31:20 (3 Ne. 15:9; DeB 14:7).Kushdo që merr mbi vete emrin tim dhe duron deri në fund, do të shpëtohet, 3 Ne. 27:6.Kushdo që mbetet i kishës sime deri në fund, atë do ta ngre mbi shkëmbin tim, DeB 10:69.Ai që duron në besim, do ta mposhtë botën, DeB 63:20, 47.Gjithë fronet dhe zotërimet do të shpallen mbi ata që kanë duruar me besnikëri për ungjillin e Jezu Krishtit, DeB 121:29.