Të bësh i bindur dhe i mësueshëm ose gjendja e të qenit i bindur dhe i mësueshëm. Përulësia përfshin pranimin e varësisë sonë nga Perëndia dhe dëshirën për t’iu nënshtruar vullnetit të tij.
Perëndia të udhëhoqi për dyzet vjet nëpër shkretëtirë për të të përulur, LiP. 8:2 .
Unë e përula shpirtin tim me agjërim, Psa. 35:13 .
Është më mirë një fëmijë i varfër dhe i urtë sesa një mbret plak dhe budalla, Pre. 4:13 .
Zoti banon me atë që është i përulur, Isa. 57:15 .
Përulësia është një cilësi për pagëzim, DeB 20:37 .
Përuluni përpara meje dhe ju do të më shihni mua e do të dini se unë jam, DeB 67:10 .
Ji i përulur dhe Zoti do t’iu japë përgjigje lutjeve të tua, DeB 112:10 .
Ai që është injorant duhet të mësojë urtësi duke e përulur vetveten, DeB 136:32 .
Shpirti dërgohet për të ndriçuar të përulurin, DeB 136:33 .