Shkrimet e Shenjta
faqja e titullit të Librit të Mormonit


Libri i Mormonit

Një Rrëfim i Shkruar mbi Fletë
nga Dora e Mormonit
Nxjerrë nga Fletët e Nefit

Prandaj, është një përmbledhje e shkurtuar e analit të popullit të Nefit dhe gjithashtu e Lamanitëve—Shkruar për Lamanitët, të cilët janë një mbetje e shtëpisë së Izraelit, si dhe për Judenj dhe Johebrenj—Shkruar me urdhërim dhe gjithashtu nëpërmjet shpirtit të profecisë dhe të zbulimit—Shkruar dhe vulosur dhe fshehur te Zoti, që të mund të mos shkatërrohej—Që të vijë në dritë nëpërmjet dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë dhe për interpretimin e tij—Vulosur nga dora e Moronit dhe fshehur te Zoti, që të dalë në dritë në kohën e duhur nëpërmjet Johebrenjve—Interpretimi i tij nëpërmjet dhuratës së Perëndisë.

Gjithashtu, një përmbledhje e marrë nga libri i Ethërit që është një anal i popullit të Jaredit që u shpërnda në kohën kur Zoti ua ngatërroi gjuhën njerëzve, kur ata po ndërtonin një kullë për të arritur në qiell—Ky anal është për t’u treguar atyre që mbetën nga shtëpia e Izraelit çfarë gjërash të mëdha kishte bërë Zoti për etërit e tyre dhe që ata të mund të dinë besëlidhjet e Zotit, që ata nuk janë braktisur përgjithmonë—Dhe gjithashtu për bindjen e Judenjve dhe Johebrenjve se Jezusi është Krishti, Perëndia i Amshuar, që ua shfaqi veten të gjitha kombeve—Dhe tani, në qoftë se ka gabime, ato janë gabime të njerëzve; prandaj mos dënoni gjërat e Perëndisë, që të mund të gjendeni pa njollë në fronin e gjykimit të Krishtit.

Përkthim origjinal nga fletët në anglisht
nga Joseph Smith, i Riu

Botimi i parë në anglisht publikuar në
Palmyra, New York, SHBA, më 1830