Ndihma për Studimin
PJS, Marku 14


PJS, Marku 14:20–25 (krahaso Marku 14:22–25; PJS, Mateu 26:22, 24–25)

(Jezusi filloi sakramentin.)

20 Dhe ndërsa ata po hanin, Jezusi mori bukë dhe e bekoi atë, dhe e copëtoi, dhe ua dha atyre, dhe tha: Merreni dhe hani.

21 Vini re, kjo është për ju ta bëni në kujtim të trupit tim; sepse aq shpesh sa do ta bëni këtë, ju do të kujtoni këtë orë që isha me ju.

22 Dhe ai mori kupën, dhe pasi kishte dhënë falënderime, ua dha atyre; dhe ata të gjithë pinë prej saj.

23 Dhe ai u tha atyre: Kjo është në kujtim të gjakut tim që derdhet për shumë vetë dhe dhjata e re që unë ju jap; sepse për mua ju do t’i jepni dëshmi gjithë botës.

24 Dhe aq shpesh sa e bëni këtë ordinancë, ju do të më kujtoni në këtë orë, se unë isha me ju dhe piva me ju nga kjo kupë, madje herën e fundit në shërbesën time.

25 Në të vërtetë po ju them: Për këtë ju do të dëshmoni; sepse unë nuk do të pi më prej frutit të hardhisë me ju, deri në atë ditë kur do ta pi të ri në mbretërinë e Perëndisë.

PJS, Marku 14:36–38 (krahaso Marku 14:32–34)

(Në Gjetseman, madje disa nga të Dymbëdhjetët nuk e kuptuan plotësisht rolin e Jezusit si Mesia.)

36 Dhe ata arritën në një vend që quhej Gjetseman, i cili ishte një kopsht; dhe dishepujt filluan të jenë tepër të shqetësuar e të jenë shumë të trazuar, dhe të ankohen në zemrat e tyre duke pyetur veten nëse ky ishte Mesia.

37 Dhe Jezusi duke njohur zemrat e tyre, u tha dishepujve të tij: Uluni këtu, ndërsa unë do të lutem.

38 Dhe ai mori me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin dhe i qortoi ata e u tha: Shpirti im është thellësisht i trishtuar, madje deri në vdekje; qëndroni këtu dhe vështroni.