Ndihma për Studimin
PJS, Marku 16


PJS, Marku 16:3–6 (krahaso Marku 16:4–7; ndryshime të ngjashme u bënë në Mateu 28:2–8; krahaso Lluka 24:2–4)

(Dy engjëj i përshëndetën gratë te varri i Shpëtimtarit.)

3 Por, kur ngritën sytë, panë se guri ishte rrokullisur, (megjithëse ishte shumë i madh), dhe dy engjëj të ulur mbi të, të veshur me rroba të bardha, të gjata; dhe ato u frikësuan.

4 Por engjëjt u thanë atyre: Mos u trembni; ju kërkoni Jezusin nga Nazareti që u kryqëzua; ai është ngritur, ai nuk është këtu; ja vendi ku e kishin vënë;

5 Dhe shkoni, u thoni dishepujve të tij dhe Pjetrit se ai po shkon përpara jush në Galile; atje do ta shihni, ashtu siç ju tha.

6 Dhe ato, duke hyrë në varr, panë vendin ku e vendosën Jezusin.