Ndihma për Studimin
PJS, 2 Thesalonikasve 2


PJS, 2 Thesalonikasve 2:2–3, 7–9 (krahaso 2 Thesalonikasve 2:2–9)

(Pali profetizoi braktisje përpara se Zoti të kthehet.)

2 Që të mos ju prishet shpejt mendja, apo të trazoheni nga letra, që nuk e merrni prej nesh; as nga shpirti, as nga fjala, ngaqë dita e Krishtit është pranë.

3 Askush të mos ju gënjejë kurrsesi; sepse do të vijë një rënie më parë dhe do të shfaqet ai njeri i mëkatit, biri i humbjes;

7 Pasi misteri i paudhësisë tashmë vërtet vepron dhe ai është, që tani vepron, dhe Krishti e lejon atë të veprojë, derisa plotësohet koha që ai të hiqet qafe.

8 Dhe atëherë do të shfaqet ai i paudhë, të cilin Zoti do ta asgjësojë me shpirtin e gojës së tij dhe do të shkatërrojë me të shkëlqimin e ardhjes së tij.

9 Po, Zoti, madje Jezusi, ardhja e të cilit nuk është deri pasi të vijë një rënie, për shkak të veprimit të Satanit me gjithë fuqinë, dhe shenja, dhe mrekulli gënjeshtare,