PJS, Isaia 42:19–23 (krahaso Isaia 42:19–22)
(Zoti do ta dërgojë shërbëtorin e tij tek ata që janë të verbër.)
19 Sepse unë do ta dërgoj shërbëtorin tim tek ju që jeni të verbër; po, një lajmëtar për të hapur sytë e të verbërve dhe për të zhbllokuar veshët e të shurdhërve;
20 Dhe ata do të bëhen të përsosur megjithë verbërinë e tyre, nëse do t’ia vënë veshin lajmëtarit, shërbëtorit të Zotit.
21 Ti je një popull, që sheh shumë gjëra, por nuk u kushton vëmendje; i hap veshët për të dëgjuar, por nuk dëgjon.
22 Zoti nuk është i kënaqur me një popull të tillë, por për hir të drejtësisë së tij, ai do ta lartësojë ligjin dhe do ta bëjë të nderuar.
23 Ti je një popull që të kanë vjedhur dhe grabitur; armiqtë e tu, që të gjithë, të kanë zënë në leqe dhe të kanë fshehur në burgje, të kanë bërë pre dhe askush s’të çliron; për grabitje dhe askush nuk thotë: Ktheji.