Një Faksimile nga Libri i Abrahamit
Nr. 3
Shpjegim
Fig. 1. Abrahami i ulur në fronin e Faraonit, për shkak të mirësisë së mbretit, me një kurorë mbi kokë, duke përfaqësuar Priftërinë, si simbol i Presidencisë së madhe të Qiellit; me skeptrin e drejtësisë dhe të gjykimit në dorë.
Fig. 2. Mbreti Faraon, emri i të cilit jepet në shkronjat mbi kokën e tij.
Fig. 3. Përfaqëson Abrahamin në Egjipt, sikurse jepet në figurën 10 të Faksimiles Nr. 1.
Fig. 4. Princi i Faraonit, mbreti i Egjiptit, sikurse shkruhet mbi dorën.
Fig. 5. Shulemi, një nga kamerierët kryesorë të mbretit, siç përfaqësohet nga shkronjat mbi dorën e tij.
Fig. 6. Olimlahu, një skllav që i përket princit.
Abrahami po shpjegon parimet e astronomisë në oborrin e mbretit.