Konferenca e Arsimtarëve të Fesë të SAK‑ut
Mbijetesa Shpirtërore


6:12

Mbijetesa Shpirtërore

Fuqia e Jezu Krishtit dhe e Doktrinës së Kulluar – me Plakun Nil L. Andersen

E diel, 11 qershor 2023

Mesazhi i Hapjes

Vëllezër dhe motra, mirëmbrëma. Ju arsimtarët tanë të fesë të mbledhur nëpër botë, më lejoni fillimisht t’ju shpreh mirënjohjen time të përzemërt për mënyrën se si u jepni mësim dhe shërbesë studentëve tanë. Krejt mirëfilli ju keni vetë të ardhmen e Kishës në klasat tuaja. Ndërsa shkoj në orët mësimore në seminare, institute dhe universitete anembanë botës, frymëzohem nga mënyra se si kujdeseni për studentët dhe se si i ndihmoni që ta ankorojnë jetën e tyre te Jezu Krishti. Kur Maria Magdalena iu drejtua për herë të parë Shpëtimtarit të ringjallur, titulli që zgjodhi ishte “Rabboni”1. Teksti e ripohon këtë si “Mësues”, por përkthimi në greqisht është “Mjeshtër”. Ç’thirrje fisnike që kemi ne si arsimtarë, që t’i drejtojmë studentët tanë te Mësuesi Mjeshtër, madje Jezu Krishti.

Pas fjalëve të mia hyrëse, ne do të marrim këshillë nga një Apostull i Zotit Jezu Krisht mbi mënyrën se si ta japim mësim të vërtetën në një klimë në rritje të pështjellimit e mashtrimit. Kohët e fundit pata një përvojë që e rriti vetë të kuptuarit tim për këtë sfidë. Isha caktuar me Presidentin Henri B. Ajring në UBJ-Havai, ku një student përmendi thënien nga Presidenti Nelson: “Në ditët e ardhshme, nuk do të jetë e mundur të mbijetojmë shpirtërisht pa ndikimin udhërrëfyes, drejtues, ngushëllues dhe të vazhdueshëm të Frymës së Shenjtë”2. Studenti pyeti rreth rrjedhojave që kishte kjo për të rinjtë në moshë madhore. Vazhdova t’i shpjegoja se si Shpirti do t’i ndihmonte të merrnin vendime, zgjedhje të rëndësishme për jetën, për atë se çfarë duhet të studiojnë, me kë të dalin në takim e të martohen, si dhe ku të jetojnë e punojnë.

Por Presidenti Ajring më pas u përgjigj duke ripohuar një kualifikues të rëndësishëm në thënien e Presidentit Nelson, ku ai përshkroi rëndësinë e “të mbijetuarit shpirtërisht”. Ai vuri në dukje se mbijetesa shpirtërore që do të na duhej, shkonte përtej zgjedhjeve të thjeshta të jetës që kisha paraqitur unë. Ai shpjegoi se si rinia jonë dhe të rinjtë e të rejat tona në moshë madhore do të jetojnë në një epokë ku e vërteta do të fshihej me aq zgjuarsi nga kundërshtari, saqë pa Frymën e Shenjtë do të ishte e pamundur, madje gjithnjë e më e vështirë, të dallonim ndryshimin midis së mirës dhe së keqes, midis së vërtetës dhe gabimit. Mbijetesa shpirtërore atëherë u bë çështje e dallimit të së vërtetës.

Sonte shpresoj që ne do të reflektojmë mbi mënyrën se si t’u japim mësim studentëve tanë që ta dallojnë të vërtetën. Shpresoj gjithashtu se do të marrim parasysh rolin tonë në mësimdhënien e së vërtetës me kthjelltësi e qartësi. Pres me padurim teksa mësojmë nga Plaku Andersen, dhe ju dëshmoj se kur e ankorojmë mësimdhënien tonë te Jezu Krishti dhe përqendrohemi te doktrina e kulluar, ne krijojmë një model që studentët tanë ta shohin dhe dallojnë të vërtetën, jo vetëm në orët tona mësimore, por gjatë gjithë jetës së tyre. E them këtë në emrin e Jezu Krishtit, amen.

Paraqitje për Plakun Nil L. Andersen

Është privilegji im që tani t’ju paraqes Plakun Nil L. Andersen. Ka kaq shumë gjëra që mund të tregoj për Plakun Andersen: për martesën dhe familjen e tij të mrekullueshme; për arritjet e tij arsimore dhe në sipërmarrje, shërbimin e tij në Kishë, përfshirë thirrjen e çiftit Andersen si udhëheqës misioni në Misionin e Francës në Bordo. Plaku Andersen flet frëngjisht, por edhe portugalisht e spanjisht. Për disa nga ne sonte, fatmirësisht, ai flet edhe anglisht. Ai ka jetuar nëpër botë dhe e njeh Kishën kudo ku po jepni mësim dhe i lartësoni studentët tanë.

Por kur mendoj për Plakun Andersen, ka dy tipare që shpresoj se do t’i kujtoni teksa e dëgjoni sonte. Së pari, Plaku Andersen e vëzhgon, e ndjek dhe e mbron profetin e Perëndisë. E kam kundruar këtë kur pas çdo konference të përgjithshme, Plaku Andersen i shtyp dhe i studion fjalët e profetit dhe më pas i bën ato pjesë të vetë mësimdhënies së tij. Kam dëshmuar personalisht se si Plaku Andersen i përforcon mësimet e Presidentit Nelson mbi të qenit paqebërës; të qenit prindër të drejtë e të qëllimshëm; dhe ndërtimit të themelit tonë mbi Jezu Krishtin. Së dyti, Plaku Andersen vetë është një dëshmitar i veçantë i Jezu Krishtit. Ai e mban këtë thirrje si një kujdestari të shenjtë. Në një detyrë me Plakun dhe Motrën Andersen në Akademinë e Forcave Ajrore në Kolorado mbi një vit më parë, e vëzhgova duke u dhënë mësim dhe duke u dëshmuar për Jezu Krishtin kadetëve të rinj që kishin ardhur për ta dëgjuar të fliste. Teksa e kundrova atë mbrëmje, ndjeva një miratim dhe vërtetim të jashtëzakonshëm se isha në praninë e një dëshmitari të veçantë të Jezu Krishtit.

Shpresoj që ju do ta dalloni mundësinë që kemi tani të dëgjojmë nga një Apostull i Zotit, një Apostull që ndjek profetin dhe dëshmon për Shpëtimtarin, Jezu Krishtin. Plaku Andersen, presim me padurim udhëzimin tuaj.