Një Histori e Kishës në
Shqipëri
Vështrim i Përgjithshëm
Historia e krishterimit në Shqipëri daton në shekujt e hershëm të erës sonë. Islami u bë një tjetër ndikim spikatës në jetën fetare nëpërmjet periudhave të gjata pasuese të sundimit nën regjimet myslimane si Perandoria Osmane. Megjithatë, midis viteve 1967 dhe 1985, qeveria e Shqipërisë e udhëhequr nga komunistët i persekutoi besimtarët fetarë. Pas vitit 1991, vendi hyri në një periudhë tranzicioni larg sundimit autoritar dhe drejt një sistemi demokratik qeverisjeje që e lejonte lirinë fetare.
Në shkurt 1992, çifte misionarësh për ndihmë humanitare të Kishës mbërritën në Universitetin e Tiranës. U krijua një bërthamë me kërkues dhe anëtarë. Më 2 shkurt 1993, u organizua Dega e Tiranës. Në nëntor 1999, përkthyesit vendorë kishin përfunduar punën mbi botimin e Librit të Mormonit në gjuhën shqipe. Shtëpia e parë e mbledhjeve u ndërtua në Durrës në vitin 2006 dhe u krijua kunji i parë në vitin 2014.
Shenjtorët e ditëve të mëvonshme kanë punuar për të qenë bekime brenda komuniteteve të tyre, duke përkrahur arsimimin e fëmijëve të pakicave etnike rome, duke ndihmuar viktimat e përmbytjeve dhe duke dhuruar gjak. Ata gjithashtu kanë organizuar ekspozita të arteve pamore për të rrokur dhe ndarë me publikun imazhe të bukurisë dhe frymëzimit, duke e ndihmuar Sionin “të rritet në bukuri dhe në shenjtëri”, duke i zgjeruar kufijtë e tij dhe duke i forcuar kunjet e tij (Doktrina e Besëlidhje 82:14).