“Jozef Smithi dhe Martesa e Shumëfishtë”, Temat e Historisë së Kishës
“Jozef Smithi dhe Martesa e Shumëfishtë”
Jozef Smithi dhe Martesa e Shumëfishtë
Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se monogamia – martesa e një burri dhe një gruaje – është ligji i qëndrueshëm i Zotit për martesën.1 Në kohët biblike, Zoti i urdhëroi disa nga njerëzit e Tij që ta ushtronin martesën e shumëfishtë – martesën e një burri me më shumë se një grua.2 Disa anëtarë të hershëm të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme e morën dhe iu bindën gjithashtu këtij urdhërimi që iu dha nëpërmjet profetëve të Perëndisë.
Pasi mori një zbulesë që e urdhëronte ta ushtronte martesën e shumëfishtë, Jozef Smithi u martua me disa bashkëshorte dhe ua paraqiti praktikën bashkëpunëtorëve të ngushtë. Ky parim ishte mes aspekteve më sfiduese të Rivendosjes – për Jozefin personalisht dhe për anëtarë të tjerë të Kishës. Martesa e shumëfishtë e vuri në provë besimin dhe nxiti polemika e kundërshti. Pak shenjtorë të ditëve të mëvonshme e mirëpritën fillimisht rivendosjen e praktikës biblike që ishte plotësisht e huaj për ndjeshmërinë e tyre. Por shumë njerëz më vonë dëshmuan për përvojat e fuqishme shpirtërore që i ndihmuan ta kapërcenin ngurrimin e tyre dhe u dhanë kurajë për ta pranuar këtë praktikë.
Shumë hollësi për praktikën e hershme të martesës së shumëfishtë janë të panjohura ngaqë pjesëmarrësve iu kërkua që t’i mbanin konfidenciale veprimet e tyre. Si rrjedhojë, dokumentet historike të martesave të hershme të shumëfishta, janë të pakta: pak dokumente të kohës japin hollësi dhe kujtimet e mëvonshme nuk janë gjithmonë të besueshme. Libri Shenjtorët rrëfen disa histori të rëndësishme lidhur me praktikën e martesës së shumëfishtë nga Jozef Smithi dhe shenjtorë të tjerë të hershëm të ditëve të mëvonshme. Për informacion të mëtejshëm lidhur me martesat e hershme të shumëfishta, shih “Plural Marriage in The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints”, Gospel Topics Essays, topics.ChurchofJesusChrist.org.
Tema të Ngjashme: Jozef Smith i Riu, Ema Hejl Smithi, Fani Algeri, Nauvoo Expositor [gazeta]