2010
Administrimi i Burimeve me Mençuri dhe Qëndrimi Jashtë Borxheve
shkurt 2010


Mesazhi i Mësimit të Vizitave, Shkurt 2010

Administrimi i Burimeve me Mençuri dhe Qëndrimi Jashtë Borxheve

Jepni mësim këto shkrime të shenjta e citate ose, nëse nevojitet, një tjetër parim që do të bekojë motrat që vizitoni. Jepni dëshmi mbi doktrinën. I ftoni ato që vizitoni të ndajnë atë që kanë ndier dhe mësuar.

Administrimi i Burimeve

“‘Të jetuarit me maturi’ … nënkupton [ruajtjen] e burimeve tona, planifikimin me mençuri të çështjeve financiare, marrjen e masave të plota për shëndetin personal dhe përgatitjen e mjaftueshme për shkollim dhe zhvillimin e karrierës, të kushtuarit e vëmendjes së duhur prodhimeve në shtëpi si edhe zhvillimit të ripërtëritjes emocionale. … Në qoftë se jetojmë me urtësi dhe maturi, do të jemi aq të sigurt si të ishim në pëllëmbën e dorës së Tij.”1

Presidenti Spenser W. Kimball (1895–1985).

“Çfarë aftësish na duhen që të na ndihmojnë të bëhemi të mbështetur tek vetja? … Në ditët e hershme të Kishës, Brigam Jangu iu lut motrave të mësonin të parandalonin sëmundjet në familje, të krijonin përgatitje artikujsh në shtëpi dhe të mësonin bërje llogarish dhe mbajtje dokumentesh financiare si dhe aftësi të tjera praktike. Ato parime ende zbatohen sot. Arsimimi vazhdon të jetë jetësisht i rëndësishëm. …

Pyeta disa peshkopë se për çfarë aftësish vetëmbështetëse kishin nevojë më së shumti motrat në lagjet e tyre dhe ata thanë hartimi i një buxheti. Gratë duhet të kuptojnë ndërlikimet e blerjes me kredi dhe mosjetimit brenda një buxheti. Aftësia e dytë që renditën peshkopët ishte gatimi. Vaktet e përgatitura e të konsumuara në shtëpi në përgjithësi kushtojnë më pak, janë më të shëndetshme dhe kontribuojnë në marrëdhënie më të forta familjare.”2

Xhuli B. Bek, presidente e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës.

Shmangia e Borxhit

“Më lejoni të sugjeroj pesë hapa drejt lirisë financiare. …

Së pari, paguani të dhjetën tuaj. …

Së dyti, shpenzoni më pak nga sa fitoni. …

Së treti, mësoni të kurseni. …

Së katërti, respektoni detyrimet tuaja financiare. …

Së pesti, mësojuni fëmijëve tuaj të ndjekin shembullin tuaj.3

Plaku Jozef B. Uirthlin (1917–2008) i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

“Kur hyjmë në borxh, ne falim një pjesë të lirisë sonë të zgjedhjes, të çmuar e të vyer, dhe e vëmë veten në robëri të vetëimponuar. Ne i detyrojmë kohën, energjinë dhe mjetet tona për të paguar atë që kemi huajtur – burime që do të mund të ishin përdorur për të ndihmuar veten, familjet tona dhe të tjerë. …

Të paguajmë tani borxhet tona dhe të shmangim borxhin në të ardhmen, na kërkon të ushtrojmë besim tek Shpëtimtari – jo thjesht të bëjmë më mirë por të jemi më të mirë. Duhet besim i madh që të shqiptohen ato fjalë të thjeshta: ‘Nuk mund t’ia lejojmë vetes.’ Duhet besim për të mirëbesuar se jeta do të jetë më e mirë ndërkohë që sakrifikojmë dëshirat tona për të plotësuar nevojat tona dhe të të tjerëve.”4

Plaku Robert D. Hejls nga Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve.

Shënime

  1. “Welfare Services: The Gospel in Action”, Ensign, nëntor 1977, f. 78.

  2. “The Welfare Responsibilities of the Relief Society President”, Basic Principles of Welfare and Self-Reliance (2009), f. 5.

  3. “Borxhe Tokësore, Borxhe Qiellore”, Liahona, maj 2004, f. 41, 42.

  4. “A Gospel Vision of Welfare: Faith in Action”, Basic Principles of Welfare and Self-Reliance (2009), f. 1.

NDIHMË për Mësimin e Vizitave

Këshillohuni me shoqen tuaj se si t’ua përshtasni me ndjeshmëri këtë mesazh rrethanave të secilës motër. Çfarë aftësish të mbështetjes tek vetja mund të ndani ju me të?Përgatitje Vetjake

Malakia 3:10

Mateu 6:19–21

Lluka 12:15.

DeB 38:30; 88:119

Për më tepër informacion, shihni All Is Safely Gathered In: Family Finances (artikulli nr. 04007).