2010
Përtëritja e Besëlidhjeve me anë të Sakramentit
qershor 2010


Mesazhi i Mësimit të Vizitave, Qershor 2010

Përtëritja e Besëlidhjeve me anë të Sakramentit

Jepni mësim këto shkrime të shenjta e citate ose, nëse nevojitet, një tjetër parim që do të bekojë motrat që vizitoni. Jepni dëshmi mbi doktrinën. I ftoni ato që vizitoni të ndajnë atë që kanë ndier dhe mësuar.

Jezu Krishti Krijoi Sakramentin

“‘Jezusi mori bukën, e bekoi, e theu, dhe ua dha dishepujve dhe tha: ‘Merrni, hani’’ (Mateu 26:26). ‘Ky është trupi im, që është dhënë për ju; bëni këtë në përkujtimin tim’ ( Lluka 22:19). Në mënyrë të ngjashme ai mori kupën e verës, tradicionalisht të holluar me ujë, tha një bekim falënderimi për të dhe ua dha atyre që ishin mbledhur rreth Tij duke thënë: ‘Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim’, ‘i cili është derdhur … për faljen e mëkatëve’. ‘Bëni këtë në përkujtimin tim.’ …

Që nga ajo përvojë në dhomën e sipërme në prag të Gjetsemanisë dhe Golgotës, bijtë e premtimit kanë qenë nën besëlidhje që të kujtonin sakrificën e Krishtit në këtë mënyrë më të re, më të lartë, më të shenjtë dhe personale.”1

Plaku Xhefri R. Holland nga Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve.

Ne i Përtërijmë Besëlidhjet Tona të Pagëzimit nëpërmjet Sakramentit

“Kur pagëzohemi, ne marrim mbi vete emrin e shenjtë të Jezu Krishtit. Të marrim mbi vete emrin e Tij është një nga përvojat më kuptimplote që kemi në jetë. …

Çdo javë në mbledhjen e sakramentit ne premtojmë të kujtojmë sakrificën shlyerëse të Shpëtimtarit tonë kur përtërijmë besëlidhjen tonë të pagëzimit. Ne premtojmë të bëjmë ashtu si bëri Shpëtimtari – të jemi të bindur ndaj Atit dhe t’i mbajmë gjithmonë urdhërimet e Tij. Bekimi që kemi si këmbim është të kemi gjithmonë me vete Shpirtin e Tij.”2

Plaku Robert D. Hejls nga Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve.

“Isha me një vajzë tetëvjeçare ditën e pagëzimit të saj. Në fund të ditës ajo tha gjithë mirëbesim: ‘Jam e pagëzuar prej të gjithë ditës dhe nuk kam mëkatuar asnjëherë!’ Por dita e saj e të qenit e përsosur nuk zgjati përgjithmonë dhe jam e sigurt se ajo që tani po e mëson, ashtu si e mësojmë ne të gjithë, se sado shumë të përpiqemi, nuk e shmangim gjithmonë çdo situatë të keqe, çdo zgjedhje të gabuar. …

… Nuk është e mundur të bëjmë ndryshim të vërtetë krejtësisht të vetëm. Vendosmëria jonë dhe vetë qëllimet tona të mira nuk mjaftojnë. Kur bëjmë gabime apo zgjedhje të këqia, duhet të kemi ndihmën e Shpëtimtarit tonë që të kthehemi në shtegun e duhur. Ne marrim sakramentin çdo javë për të treguar besimin tonë në fuqinë e Tij që të na ndryshojë. Ne i rrëfejmë mëkatet tona dhe premtojmë t’i braktisim ato.”3

Xhuli B. Bek, presidente e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës.

Shënime

  1. Jeffrey R. Holland, “This Do in Remembrance of Me”, Ensign, nëntor 1995, f. 67.

  2. Robert D. Hales, “The Covenant of Baptism: To Be in the Kingdom and of the Kingdom”, Liahona, janar 2001, f. 8.

  3. Julie B. Beck, “Remembering, Repenting, and Changing”, Liahona, maj 2007, f. 110–111.

Ndihma për Mësimin e Vizitave

Ndërsa njiheni me një motër dhe familjen e saj, kërkoni mënyra si mund ta ndihmonit që të përtërijë besëlidhjet e saj nëpërmjet sakramentit. Nëse ajo nuk merr pjesë në mbledhjen e sakramentit, a mund ta ftonit të merrte pjesë ose të ofronit ndihmë që ajo ta bëjë këtë (transport, ndihmë për fëmijët, një shoqe që t’i ulet pranë etj.)?

Përgatitja Personale

Lluka 22:19–20

1 Korintasve 11:23–28

3 Nefi 18:1–12

Shtyp në Letër