Fëmijët
Ta Bësh Botën më të Bukur
Presidenti Uhtdorf tha se kur ndërtohet një tempull, ai rrit fuqinë e Perëndisë mbi tokë dhe e bën botën një vend më të bukur. Ngjyroseni figurën më poshtë. Më poshtë janë disa nga bekimet e mrekullueshme që tempulli u jep njerëzve. Ndërsa jetoni denjësisht që një ditë të shkoni në tempull, secili nga këto bekime mund të jetë juaji!
Një vend dashurie dhe bukurie
Pagëzimi për njerëzit që nuk ishin pagëzuar kur ishin gjallë
Një martesë që mund të vazhdojë përgjithmonë
Fëmijë të vulosur përgjithmonë me prindërit
Një vend për të mësuar mbi Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin
Një jetë e denjë dhe e bindur