2010
Rrisni Besimin dhe Drejtësinë Personale
gusht 2010


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Gusht 2010

Rrisni Besimin dhe Drejtësinë Personale

Studiojeni këtë material dhe, sipas rastit, diskutojeni me motrat që vizitoni. Përdorini pyetjet për t’ju ndihmuar që të forconi motrat tuaja dhe ta bëni Shoqatën e Ndihmës një pjesë aktive të vetë jetës suaj.

Relief Society seal

Besimi • Familja • Shërbimi

Nga Shkrimet e Shenjta

Isaia 2:2–3; DeB 109:22–23; 110:8–10

Përgjegjësia Jonë për të Qenë të Denja për Adhurim në Tempull

“Besëlidhjet që bëjmë, me ordinancat e lidhura me to, që marrim në tempull, bëhen letrat tona kredenciale për t’u pranuar në praninë e Perëndisë. Këto besëlidhje na ngrenë përtej kufijve të vetë fuqisë dhe këndvështrimit tonë. Ne bëjmë besëlidhje për të treguar përkushtimin tonë për të ndërtuar mbretërinë. Ne bëhemi popull i besëlidhjes ndërsa vendosemi nën besëlidhje me Perëndinë. Të gjitha bekimet e premtuara janë tonat nëpërmjet besnikërisë tonë ndaj këtyre besëlidhjeve. …

Çfarë mund të bëjnë gratë e Kishës për të pretenduar bekimet e tempullit?

Nëpërmjet profetëve të Tij, Zoti i fton ata që nuk i kanë marrë ende bekimet e tempullit që të bëjnë çfarëdo të jetë e nevojshme për t’u cilësuar për marrjen e tyre. Ai i fton ata që i kanë marrë tashmë ato bekime të kthehen sa më shpesh të jetë e mundur që të gëzojnë sërish përvojën, të rritin vizionin dhe kuptimin e tyre për planin e Tij të përjetshëm.

“Le të jemi të denjë për të patur një rekomandim të tashëm për në tempull. Le të shkojmë në tempull për të vulosur familjet tona përjetësisht. Le të kthehemi në tempul sa më shpesh që ta lejojnë rrethanat tona. Le t’u japim të afërmve tanë të vdekur mundësinë që të marrin ordinancat e ekzaltimit. Le të gëzojmë forcën shpirtërore dhe zbulesën që marrim kur shkojmë në tempull rregullisht. Le të jemi besnikë dhe të bëjmë e të mbajmë besëlidhjet e tempullit që të marrim bekimet e plota të Shlyerjes.”1

Silvia H. Ollred, këshilltare e parë në presidencën përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës.

Nga Historia Jonë

Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008) na mësoi se Shoqata e Ndihmës u krijua nga dëshira e motrave për të adhuruar në tempuj:

“Gjatë ndërtimit të Tepullit të Kirtlandit grave iu bë thirrje të coptonin porcelanet e tyre në pjesëza të vogla që të përziheshin me llaçin që përdorej në muret e tempullit, të cilat do të kapnin dritën e diellit e të hënës dhe do ta reflektonin atë dritë duke zbukuruar pamjen e ndërtesës.

Në ato kohëra, kur kishte shumë pak para por besim të bollshëm, punonjësit dhanë forcën dhe burimet e tyre për ndërtimin e shtëpisë së Zotit. Gratë i furnizuan ata me ushqim, më të mirin që ato mund të përgatisnin. Eduard W. Tallixh (Tullidge) raportonte se ndërsa gratë qepnin velat e tempullit, Jozef Smithi, duke i vërejtur ato, tha: ‘Mirë, motra, ju jeni gjithnjë të gatshme. Motrat janë gjithnjë të parat dhe në radhë të parë në gjithë punët e mira. Maria ishte e para te ringjallja dhe motrat tani janë të parat për të punuar brenda tempullit.’ …

Përsëri në Navu, kur tempulli ishte në ndërtim, disa gra u bashkuan për të bërë këmisha për punonjësit. Ishte në këto rrethana kur njëzet prej tyre u mblodhën të enjten, më 17 mars 1842, në dhomën e sipërme të dyqanit të Profetit.”2 Kështu filloi Shoqata e Ndihmës.

Çfarë Mund të Bëjmë Ne?

  1. Çfarë mbështetje mund të jap për të ndihmuar motrat e mia që të përgatiten dhe të shkojnë në tempull?

  2. Si mund të bëhem shembull i trashëgimisë së motrave të para që sakrifikuan për të marrë bekime tempulli?

  3. Si mund të kërkoj bekime të tempullit?

Shënime

  1. Silvia H. Ollred, “Tempuj të Shenjtë, Besëlidhje të Shenjta”, Liahona, nëntor 2008, 113, 114.

  2. Gordon B. Hinckley, “Ambitious to Do Good”, Ensign, mars 1992, f. 2.