Rinia
Udhëtim me Biçikletë në të Ardhmen
Plot të rinj përgatiten financiarisht për të shërbyer në mision. Në Afrikë një pjesë e asaj përgatitjeje është të fitosh mjaft para për një pasaportë. Sedrik Tshiambine fitoi çka i duhej me një mënyrë sipërmarrëse: duke shitur banane nga pjesa e pasme e një biçiklete.
Sedriku jeton në Luputa në Republikën Demokratike të Kongos. Ai është një nga 45 të rinjtë në distriktin e Luputas që po punon për të kursyer para për një pasaportë për të shkuar në një mision. Në RD të Kongos një pasaportë kushton 250 dollarë amerikanë, që është rreth dy të tretat e kostos së ndërtimit të një shtëpie.
Por Sedriku ishte i patrembur. Ai fitoi paratë e tij të misionit duke përshkuar me biçikletë 15–30 kilometra nga Luputa për në fshatra të vogla, ku ai shiste banane, pastaj me biçikletë përsëri nëpër savanën e nxehtë afrikane, biçikleta e tij e ngarkuar rëndë me fruta për t’i shitur në qytet. Çdo javë ai udhëtonte rreth 180 kilometra nëpër rrugë ranore dhe vetëm një herë një ngarkesë e padrejtpeshuar i shkaktoi një rrëzim.
Për përpjekjet e tij Sedriku fitoi rreth 1.25 dollarë në javë, ose 65.00 në vit. Iu deshën katër vite për të kursyer paratë që kërkoheshin për të blerë pasaportën, por tani ai e di se e ardhmja e tij do të ketë një mision me kohë të plotë, sepse ai është financiarisht gati t’i përgjigjet thirrjes për të shërbyer.