2011
Historia dhe Trashëgimia e Shoqatës së Ndihmës
janar 2011


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Janar 2011

Historia dhe Trashëgimia e Shoqatës së Ndihmës

Studiojeni këtë material dhe, sipas rastit, diskutojeni me motrat që vizitoni. Përdorini pyetjet për t’ju ndihmuar që të forconi motrat tuaja dhe ta bëni Shoqatën e Ndihmës një pjesë aktive të vetë jetës suaj.

Relief Society seal

Besim • Familje • Ndihmë

Eliza R. Snou kujtoi Profetin Jozef Smith duke na mësuar se “edhe pse emri [Shoqatë e Ndihmës] mund të jetë i një date të kohëve tona, institucioni është me një prejardhje të lashtë”.1

Ati Qiellor dhe Biri i Tij, Jezu Krishti, vizituan Jozef Smithin dhe nëpërmjet tij rivendosën plotësinë e ungjillit në tokë. Shoqata e Ndihmës ishte pjesë e asaj rivendosjeje. Organizimi i Kishës nuk ishte i plotë derisa motrat nuk ishin organizuar.2

Në muajt pasardhës, çdo Mesazh Vizite Mësimore do të na japë neve rastin të mësojmë më shumë mbi historinë e Shoqatës së Ndihmës dhe rolin e saj në ungjillin e rivendosur. Për shumë arsye, kuptimi i historisë sonë është jo vetëm i rëndësishëm por thelbësor.

Së pari, një kuptim i historisë sonë na frymëzon të jemi gra të Perëndisë siç kemi nevojë të jemi. Duke ndjekur shembujt e grave fisnike shenjtore të ditëve të mëvonshme, ne mund të mësojmë nga e kaluara si të përballojmë të ardhmen.3

Së dyti, historia jonë na mëson se po ato parime që ekzistonin në Kishën e hershme janë parimet tona themelore sot. Kjo njohuri dhe qëllimet tona – për të rritur besimin dhe drejtësinë vetjake, forcojnë familjet dhe shtëpitë dhe ndihmojnë ata në nevojë – të bëjnë lidhjen midis të kaluarës sonë dhe të tashmes sonë.

Së treti, kur ne vlerësojmë historinë tonë, ne mund ta ndajmë më mirë trashëgiminë tonë shpirtërore. Presidenti Henri B. Ajring, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë, tha: “Ju e përcillni trashëgiminë kur ndihmoni të tjerët të marrin dhuratën e dashurisë hyjnore … Historia e Shoqatës së Ndihmës është regjistruar në fjalë dhe në shifra, por trashëgimia përcillet nga zemra në zemër”.4

Së fundi, kuptimi i historisë sonë ndihmon të bëhemi një pjesë aktive e së ardhmes së Shoqatës së Ndihmës. Presidenti Spenser W. Kimball (1895–1985) shpjegoi: “Ne e dimë se gratë që kanë një vlerësim të thellë për të kaluarën do të dëshirojnë shumë të formojnë një të ardhme të drejtë”.5

Xhuli B. Bek, presidente e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës.

Nga Shkrimet e Shenjta

Ester 9:28–29; Romakëve 16:1–2; Alma 37:8; Moroni 7:45–47

Nga Historia Jonë

“Shoqata e Ndihmës është organizata e Zotit për gratë”.6 Në këtë cilësi si profet Jozef Smithi organizoi Shoqatën e Ndihmës më 17 mars 1842. Grupi i vogël i përzier në mbledhjen e parë përbëhej nga gra të përkushtuara, të ngjashme me motrat e Shoqatës së Ndihmës sot. “Më të rejat ishin tri adoleshente, dhe më e vjetra, një grua në të pesëdhjetat e saj. Njëmbëdhjetë prej grave ishin të martuara, dy ishin të veja, gjashtë të pamartuara dhe statusi familjar i njërës është i panjohur. Arsimi dhe përvoja e tyre ndryshonte shumë, po ashtu si dhe gjendja e tyre ekonomike. Shumëllojshmëria e tyre do të zmadhohej shumë herë kur anëtarësia e organizatës vazhdonte të rritej, por ato ishin dhe do të vazhdonin të ishin një”.7

Shënime

  1. Eliza R. Snow, “Female Relief Society,” Deseret News, prill 22, 1868, 81.

  2. ShihTeachings of Presidents of the Church: Joseph Smith (2007), f. 451.

  3. Shih L. Tom Perry, “Mënyra e së Shkuarës për të Përballuar të Ardhmen,” Liahona, nëntor 2009, f. 73–76.

  4. Henry B. Eyring, “Trashëgimia e Qëndrueshme e Shoqatës së Ndihmës,” Liahona, nëntor 2009, f. 121–125.

  5. Spenser W. Kimball, “Privileges and Responsibilities of Sisters”, Ensign, nëntor 1978, f. 104.

  6. Spencer W. Kimball, “Relief Society – Its Promise and Potential,” Ensign, mars 1976, f. 4.

  7. Jill Mulvay Derr, Janath Russell Cannon, and Maureen Ursenbach Beecher, Women of Covenant (1992), f. 28.