2011
Nën Priftërinë dhe sipas Modelit të Priftërisë
mars 2011


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Mars 2011

Nën Priftërinë dhe sipas Modelit të Priftërisë

Studiojeni këtë material dhe, si të jetë e përshtatshme, diskutojeni me motrat që vizitoni. Përdorini pyetjet për t’ju ndihmuar të forconi motrat tuaja dhe për ta bërë Shoqatën e Ndihmës një pjesë aktive të vetë jetës suaj.

Pamja
Relief Society seal

Besim • Familje • Ndihmë

Të dashura motra të mia, sa të bekuara jemi! Jo vetëm jemi anëtare të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, por ne jemi gjithashtu anëtare të Shoqatës së Ndihmës – “organizata e Zotit për gratë”1. Shoqata e Ndihmës është tregues i dashurisë së Perëndisë për bijat e Tij.

Nuk ju drithërohen zemrat kur sillni ndër mend fillimet ngazëlluese të kësaj organizate? Më 17 mars 1842, Profeti Jozef Smith organizoi motrat “nën priftërinë dhe sipas modelit të priftërisë”2.

Organizimi “nën priftërinë” u jepte motrave autoritet dhe drejtim. Eliza R. Snou, presidentja e dytë e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, na mësoi se Shoqata e Ndihmës “nuk mund të ekzistojë pa priftërinë, nga fakti se ajo e merr gjithë autoritetin dhe ndikimin e vet nga ai burim”3. Plaku Dallin H. Ouks i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve shpjegoi: “Autoriteti që duhet të ushtrohet nga funksionaret dhe mësueset e Shoqatës së Ndihmës … ishte autoriteti që do të shkonte tek ato nëpërmjet lidhjeve të tyre organizative me Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe nëpërmjet veçimit të tyre individual nën duart e udhëheqësve të priftërisë nga të cilët ato qenë thirrur”4.

Organizimi “sipas modelit të priftërisë” u dha motrave përgjegjësi hyjnore. Xhuli B. Bek, presidente e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, shpjegoi: “Ne funksionojmë sipas mënyrës së priftërisë – që do të thotë se kërkojmë, marrim dhe veprojmë sipas zbulesës; marrim vendime në këshilla dhe shqetësohemi për t’u kujdesur për individët një e nga një. Është i yni qëllimi i priftërisë që të përgatitemi për bekimet e jetës së përjetshme duke bërë dhe mbajtur besëlidhje. Prandaj, ashtu si vëllezërit tanë që mbajnë priftërinë, kjo e jona është një punë për shpëtim, shërbim dhe për t’u bërë një popull i shenjtë.”5

Barbara Tompson, këshilltare e dytë në presidencën e përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës.

Nga Shkrimet e Shenjta

1 Korintasve 11:11; Doktrina e Besëlidhje 25:3; 121:36–46

Nga Historia Jonë

Gjatë ndërtimit të Tempullit të Navusë, një grup motrash dëshironin të organizoheshin për të mbështetur përpjekjet për ndërtim. Eliza R. Snou përgatiti një statut për këtë grup të ri. Kur ajo ia tregoi ato Profetit Jozef, ai u përgjigj: “Thuaju motrave se oferta e tyre është pranuar nga Zoti dhe se ai ka diçka më të mirë për to… Unë do t’i organizoj gratë nën priftërinë sipas modelit të priftërisë.”6 Pak kohë më vonë, Profeti i tha Shoqatës së Ndihmës së organizuar rishtas: “Unë tani i kthej çelësat te ju në emër të Perëndisë dhe kjo Shoqatë do të ngazëllohet dhe njohuria dhe zgjuarësia do të vërshojnë nga ky moment”7. Pritej që motrat të ngriheshin në një nivel të ri shenjtërie dhe të përgatiteshin që ordinancat e priftërisë shpejt të administroheshin në tempull.

Shënime

  1. Spencer W. Kimball, “Relief Society—Its Promise and Potential”, Ensign, mars 1976, f. 4.

  2. Joseph Smith, cituar në Sarah Granger Kimball, “Auto-biography”, Woman’s Exponent, 1 shtator 1883, f. 51.

  3. Eliza R. Snow, “Female Relief Society”, Deseret News, 22 prill 1868, f. 81.

  4. Dallin H. Oaks, “The Relief Society and the Church”, Ensign, maj 1992, f. 36.

  5. Xhuli B. Bek, “Shoqata e Ndihmës: Një Punë e Shenjtë,” Liahona, nëntor 2009, f. 111.

  6. Joseph Smith, cituar në Kimball, “Auto-biography”, f. 51.

  7. Teachings of Presidents of the Church: Joseph Smith (2007), f. 451.

Çfarë Mund të Bëj Unë?

  1. Si mund t’i ndihmoj motrat që vizitoj, që të gëzojnë bekimet e punës së shenjtë të Shoqatës së Ndihmës?

  2. Çfarë do të bëj këtë muaj për të rritur aftësinë time për të marrë zbulesë vetjake?

Shtyp në Letër