2011
Unë Mund të Gjej Përgjigje nëpërmjet Konferencës së Përgjithshme
shtator 2011


Fëmijë

Unë Mund të Gjej Përgjigje nëpërmjet Konferencës së Përgjithshme

Presidenti Uhtdorf na mëson se, nëse mendoni për disa pyetje përpara një konference të përgjithshme, Zoti mund t’ju flasë nëpërmjet profetëve dhe apostujve të Tij gjatë konferencës.

  1. Si familje apo klasë diskutoni atë që keni nevojë të mësoni, qoftë të ndarë apo së bashku. (Për shembull: Si e forcoj unë dëshminë time? Si duhet ta trajtoj një problem në shkollë?) Në një copë letër ose në ditarin tuaj, shkruani pyetjet tuaja.

  2. Në javët përpara konferencës, ju mund të mendoni dhe të luteni rreth këtyre pyetjeve.

  3. Dëgjoni me kujdes gjatë konferencës (mund të jetë e dobishme të merrni shënime). Pastaj shkruani se si Zoti – nëpërmjet udhëheqësve të Kishës – iu përgjigj pyetjeve tuaja.

  4. Në një copë tjetër letre, ju mund të bëni një pikturë të vetes duke bërë atë që mësuat.

Shtyp në Letër