2011
Forcimi i Familjeve nëpërmjet Rritjes së Shpirtshmërisë
shtator 2011


Mesazhi i Vizitave Mësimore, September 2011

Forcimi i Familjeve nëpërmjet Rritjes së Shpirtshmërisë

Studiojeni këtë material dhe, si të jetë e përshtatshme, diskutojeni me motrat që vizitoni. Përdorini pyetjet për t’ju ndihmuar të forconi motrat tuaja dhe për ta bërë Shoqatën e Ndihmës një pjesë aktive të vetë jetës suaj.

Besim • Familje • Ndihmë

Xhuli B. Bek, presidente e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, ka thënë: “Një dëshmi e pakapërcyeshme për vlerën e bijave të Perëndisë … është rritur brenda meje. Unë kam ndier se nuk ka patur kurrë një nevojë më të madhe për besim dhe drejtësi vetjake të rritur. Nuk ka patur kurrë një nevojë më të madhe për familje dhe shtëpi të forta.”

Motrat mund të krijojnë shtëpi dhe familje të forta ndërsa veprojnë sipas zbulesës vetjake. “Aftësia për t’u kualifikuar për të marrë zbulesë vetjake dhe vepruar sipas saj, është e vetmja aftësi shumë e rëndësishme që mund të fitohet në këtë jetë”, vijoi Motra Bek. “Kualifikimi për Shpirtin e Zotit fillon me një dëshirë për atë Shpirt dhe përfshin një nivel denjësie. Mbajtja e urdhërimeve, pendimi dhe ripërtëritja e besëlidhjeve të bëra në pagëzim, çojnë te bekimi i të pasurit gjithmonë të Shpirtit të Zotit me ne. Kryerja dhe mbajtja e besëlidhjeve të tempullit gjithashtu i shton forcë dhe fuqi shpirtërore jetës së një gruaje. Shumë përgjigje për pyetje të vështira janë gjetur me anë të leximit të shkrimeve të shenjta sepse shkrimet e shenjta janë një ndihmë për zbulesë… Lutja e përditshme është thelbësore për të pasur Shpirtin e Zotit me ne.”1

Ne gjithashtu i forcojmë anëtarët e familjes sonë shpirtërisht kur u ndihmojmë të kuptojnë planin e përjetshëm të Atit Qiellor. “Çfarë mund të bëjmë më mirë për t’i përgatitur fëmijët tanë më mirë për rolet e tyre të përjetshme?” pyeti Plaku M. Rasëll Ballard i Kuorimit të Dymbëdhjetë Apostujve. “Ndoshta përgjigjja më përfshirëse është: Mësojuni atyre se si të jetojnë parimet e ungjillit.” Ky mësim vjen nëpërmjet lutjeve, studimit të shkrimeve të shenjta dhe vakteve të ushqimit familjarisht çdo ditë dhe po ashtu të mbrëmjeve familjare e pjesëmarrjes në Kishë çdo javë. Plaku Ballard shpjegon: “Ne përgatitemi çdo ditë, pikërisht tani, për jetë të përjetshme. Nëse nuk po përgatitemi për jetë të përjetshme, ne po përgatitemi për diçka më të vogël, ndoshta diçka shumë më të vogël.”2

Nga Shkrimet e Shenjta

Fjalët e Urta 22:6; 1 Gjoni 3:22; Doktrina e Besëlidhje 11:13–14; 19:38; 68:25

Nga Historia Jonë

Profeti Jozef Smith u mësoi motrave në një mbledhje të prillit të 1842-shit të Shoqatës së Ndihmës se ato kishin një detyrim solemn që të kërkonin shpëtimin e vet. Ai tha: “Pas udhëzimit [tim], ju do të jeni përgjegjëse për mëkatet tuaja; është një nder i dëshiruar që ju duhet të ecni në mënyrë të tillë përpara Atit tonë qiellor, që të shpëtoni vetveten; ne të gjithë jemi përgjegjës ndaj Perëndisë për mënyrën se si e përmirësojmë dritën dhe urtësinë që jepet nga Zoti ynë për të na mundësuar të shpëtojmë veten”3. Ai u mësoi atyre të jenë individë të drejtë, të bëhen njerëz të shenjtë dhe të përgatiten për ordinancat dhe besëlidhjet e tempullit.

Shënime

  1. Xhuli B. Bek, “Në Ato Ditë do të Përhap Frymën Time Mbi Shërbëtoret”, Liahona, maj 2010, f. 10, 11.

  2. M. Russell Ballard, “Spiritual Development”, Ensign, nëntor 1978, f. 65, 66.

  3. Teachings of Presidents of the Church: Joseph Smith (2007), f. 355.

Çfarë Mund të Bëj Unë?

  1. Si mund t’i ndihmoj motrat të rriten në mbështetjen shpirtërore te vetja?

  2. Si mund ta përmirësoj vetë aftësinë time për ta njohur dhe për t’iu përgjigjur Frymës së Shenjtë?

Ilustrim me foto nga Welden C. Andersen

Shtyp në Letër