2011
Mirë, Më Mirë, Më e Mira
shtator 2011


Rinia

Mirë, Më Mirë, Më e Mira

Në bisedën e tij në konferencën e përgjithshme të tetorit të 2007-ës, Plaku Dallin H. Ouks i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve foli rreth aktiviteteve që janë “të mira, më të mira dhe më të mirat”. Kur arriti te pjesa rreth “mbingarkimit të fëmijëve”, unë u përpëlita fajtore në ndenjësen time.

Unë e dija se po bëja me tepri. Unë isha në dramatizimet e shkollës, në marrje orësh sfiduese në shkollë dhe isha përfshirë në disa aktivitete të tjera. Unë nuk po merrja pjesë besnikërisht në aktivitetet e Të Rejave dhe të dielat e mia qenë mbushur me stres nga përpjekja për të plotësuar detyra shtëpie të minutës së fundit. Praktikimi i muzikës dhe nxjerrja e gazetës së shkollës patën humbur elementin e tyre argëtues dhe qenë bërë punë.

Biseda e Plakut Ouks më bëri ta shoh mirë programin tim. Aktivitetet e mia qenë të mira, por qenë me tepri. Unë duhej të zgjidhja më të mirat. Ndërsa përpiqesha të vendosja cilat aktivitete të braktisja, kuptova se ungjilli i Jezu Krishtit qe përparësia më e mirë që kushdo mund të ketë. Unë i vendosa lutjen dhe studimin e shkrimeve të shenjta në krye të listës sime dhe që atëherë jeta ime ka ecur më këndshëm.

Plaku Ouks më mësoi se, kur ne bëjmë atë që Zoti do që ta bëjmë të parën, çdo gjë tjetër do të shkojë me rregull në vend. Nëse unë studioj shkrimet e shenjta përpara se të luaj lojëra ose madje përpara se të bëj detyrat e shtëpisë, çdo gjë e rëndësishme do të kryhet. Kur unë e përqendroj jetën time rreth Zotit, në vend që ta shtoj Atë si një rishqyrtim, jeta ime ka një masë të shtuar paqeje dhe suksesi.

Tani unë kam shumë kujdes që ta dëgjoj këshillën që jepet në konferencën e përgjithshme!

Ilustrimet nga Paul Mann

Shtyp në Letër