2012
Lutja Ime e Besimit
shkurt 2012


Rinia

Lutja Ime e Besimit

Kur isha 18 vjeç, unë punoja si shitëse në një dyqan mobiljesh. Orari i punës sime ishte shumë i vështirë. Unë punoja nga ora 8:00 paradite deri në orën 10:00 të mbrëmjes, nga e hëna deri të shtunën. Unë isha e mërzitur, sepse nuk kisha mundësi të merrja pjesë në institut dhe në aktivitetet e tjera të Kishës.

Unë fillova t’i lutem Atit Qiellor me shumë besim që t’i kërkoja Atij të më ndihmonte të gjeja një punë ku nuk do të më duhej të punoja të shtunave që të mund të shkoja në institut dhe në aktivitete të tjera.

Një ditë në punë, po ndihmoja një burrë. Ne filluam të bisedonim dhe ai tha se punonte në një bankë të madhe. Unë e pyeta si mund të konkurroja për një vend pune në këtë biznes. Ai më dha emrin e tij dhe numrin e telefonit dhe më tha se mund t’i telefonoja punëdhënësit dhe t’i thoshja se e njihja atë. Unë shkova te banka dhe dhashë provimet e nevojshme. E kalova provimin dhe fillova të punoj gjashtë orë në ditë nga e hëna deri të premten, duke fituar tri herë më shumë nga sa fitoja më parë.

Unë e di se Zoti na drejton kur ne duam ta vendosim Atë të parin. Ai po më drejton mua edhe sot. Unë e di se parimi i lutjes është i drejtë.

Shtyp në Letër