Rinia
Të Dimë se Çfarë të Themi
Nëse ndieni se nuk dini mjaftueshëm rreth ungjillit sa për ta ndarë me të tjerët, gjeni ngushëllim në këto premtime nga shkrimet e shenjta:
“Ia ngrini zërat tuaj këtij populli; flisni mendimet që unë do të vë në zemrat tuaja dhe ju nuk do të ngatërroheni përpara njerëzve;
Sepse do t’ju jepet në orën e duhur, po, në çastin e duhur, se çfarë duhet të thoni” (DeB 100:5–6).
“Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t’ju mësojë çdo gjë dhe do t’ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë” (Gjoni 14:26).
Këto janë premtime të mëdha, por që t’i marrim ato, duhet të bëjmë pjesën tonë. Në këtë mesazh, Presidenti Ajring na mësoi se si të “përgatit[emi] që ta nda[jmë] [ungjillin] duke e mbushur mendjen t[onë] çdo ditë me të vërtetat e ungjillit”. Çfarë mund të bëni që ta mbushni mendjen tuaj me të vërtetat e ungjillit?