2014
Bëhuni më të Mirët që Mundeni – Duke Nisur që Tani
janar 2014


Rinia

Bëhuni më të Mirët që Mundeni – Duke Nisur që Tani

Presidenti Uhtdorf na mëson se “synimet vetjake mund të nxjerrin më të mirën tonë”. Merrni parasysh të vendosni disa synime në dy ose tri fusha të jetës suaj, të tilla si shëndeti fizik, shëndeti shpirtëror dhe lidhjet e miqësisë, për shembull. Çfarë suksesesh do t’ju pëlqente të kishit në këto fusha gjatë këtij viti? Teksa mendoni me lutje për disa synime, sigurohuni që ato të jenë të arritshme, por që do të kërkojnë prej jush që të rriteni. Në ditarin tuaj, përshkruajini synimet tuaja me hollësi në mënyrë që të jeni në gjendje ta shihni përparimin tuaj kur të kalojë një vit.