Mesazhi i Vizitave Mësimore, Janar 2014
Misioni Hyjnor i Jezu Krishtit: Të Qenit Shembull
Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni të dini se çfarë të tregoni. Si do ta rrisë besimin tuaj në Të dhe t’i bekojë ato për të cilat kujdeseni përmes vizitës mësimore të kuptuarit e jetës dhe misionit të Shpëtimtarit? Për më tepër informacion, shkoni te reliefsociety.lds.org.
Teksa e kuptojmë se Jezu Krishti është shembulli ynë në të gjitha gjërat, ne mund ta rrisim dëshirën tonë për ta ndjekur Atë. Shkrimet e shenjta janë plot inkurajim për ne që t’i ndjekim gjurmët e hapave të Krishtit. Nefitëve, Krishti u tha: “Pasi veprat që më keni parë të bëj, duhet t’i bëni edhe ju” (3 Nefi 27:21). Thomait, Jezusi i tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6).
Sot, udhëheqësit tanë na kujtojnë që ta vendosim Shpëtimtarin si shembullin tonë. Linda K. Barton, presidentja e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, tha: “Kur secila prej nesh e ka doktrinën e Shlyerjes të shkruar thellë në zemrat tona, atëherë ne do të fillojmë të bëhemi ata lloj njerëzish që Zoti dëshiron që të jemi kur Ai të vijë sërish”1.
Presidenti Tomas S. Monson tha: “Zoti dhe Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti, është Shembulli dhe forca jonë”2.
Le të vendosim të vijmë pranë Jezu Krishtit, t’u bindemi urdhërimeve të Tij dhe të përpiqemi të kthehemi tek Ati ynë Qiellor.
Nga Shkrimet e Shenjta
Nga Historia Jonë
“Ai udhën neve na shënoi”, shkroi Eliza R. Snou, presidentja e dytë e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, për shërbesën e Jezu Krishtit në vdekshmëri.3 Ai u shërbeu individëve – një e nga një. Ai na mësoi se duhet t’i lëmë të nëntëdhjetë e nëntat për të shpëtuar atë që ka humbur (shih Lluka 15:3–7). Ai i shëroi dhe i mësoi individët, madje duke gjetur kohë për çdo njeri në një turmë me 2.500 njerëz (shih 3 Nefi 11:13–15; 17:25).
Për gratë, shenjtore të ditëve të mëvonshme, Presidenti Diter F. Uhtdorf, Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë, tha: “Ju motra të mrekullueshme u jepni të tjerëve shërbesë të dhembshur për arsye të cilat i zëvendësojnë dëshirat për përfitim vetjak. Në këtë gjë ju ndiqni Shpëtimtarin. … Mendimet e Tij ishin përherë të përqendruara për të ndihmuar të tjerët.”4
© 2014 nga Intellectual Reserve, Inc. I rezervohen të gjitha të drejtat. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/13. Miratuar për përkthim: 6/13. Përkthim i Visiting Teaching Message, January 2014. Albanian. 10861 101