Ide për Mbrëmje Familjare
Ky numër përmban artikuj dhe aktivitete që mund të përdoren për mbrëmje familjare. Në vijim janë dy shembuj.
“Shtatë Ditë Derisa të Vijë Pashka”, faqe 10 dhe “Dëshmitarë të Veçantë Dëshmojnë për Krishtin e Gjallë”, faqe 16: Ju mund të dëshironi t’i përdorni materialet në këta artikuj për të ndarë mendime të përditshme shpirtërore me familjen tuaj javën përpara Pashkës. Duke filluar nga e diela përpara Pashkës, lexoni dëshmitë e Presidencës së Parë në faqen 17 dhe ndiqni udhëzimet tek artikulli “Shtatë Ditë Derisa të Vijë Pashka”. Çdo ditë pas kësaj, lexoni dëshmitë e dy Apostujve dhe përdorni shkrimet e shenjta, këngët dhe veprimtarinë tek artikulli “Shtatë Ditë Derisa të Vijë Pashka” për t’i dhënë një mesazh familjes suaj. Të dielën e Pashkës, mund të shikoni videon nga Bibla “He Is Risen” [“Ai Është Ngritur”] që gjendet te lds.org/bible-videos (e gjindshme në disa gjuhë).
“Kjo Është Kaq e Lehtë, Gjyshi.” faqe 67: Pasi ta lexoni këtë artikull, edhe ju mund të dëshironi ta nxirrni kronometrin tuaj! Merrni parasysh të lexoni një faqe nga Libri i Mormonit si familje dhe të matni sa kohë ju duhet për ta lexuar. Duke e përdorur atë kohë si udhërrëfyes, llogaritni sa kohë mund t’i duhet familjes suaj për ta lexuar Librin e Mormonit. Ju mund të dëshironi të vendosni një synim për ta lexuar Librin e Mormonit së bashku. Krijimi i një programi, të tillë si të lexuarit në një kohë të përcaktuar çdo ditë, mund t’ju ndihmojë ta arrini synimin tuaj.
Në Gjuhën Tuaj
Liahona dhe materiale të tjera të Kishës gjenden në shumë gjuhë te languages.lds.org.