Fuqia për t’i Bekuar të Gjithë Njerëzit
Udhëheqësit e Kishës na kanë mësuar se ordinancat dhe besëlidhjet e priftërisë janë të disponueshme për të gjithë fëmijët e Perëndisë – burrat dhe gratë.
“Priftëria është fuqia dhe autoriteti i Priftërisë dhënë për shpëtimin dhe bekimin e të gjithëve – burra, gra e fëmijë. …
Ka bekime të veçanta nga Perëndia për çdo njeri të denjë që është i pagëzuar, merr Frymën e Shenjtë dhe merr rregullisht sakramentin. Tempulli sjell dritë dhe forcë më të madhe, së bashku me premtimin për jetë të përjetshme [shih DeB 138:37, 51].
Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “Fuqi në Priftëri”, Liahona, nëntor 2013, f. 92.
“Ordinancat dhe besëlidhjet [e] priftëri[së] sigurojnë të drejtën për plotësinë e bekimeve që na janë premtuar nga Perëndia, të cilat janë bërë të mundura me anë të Shlyerjes së Shpëtimtarit. Ato i armatosin bijtë dhe bijat e Perëndisë me fuqi, me fuqinë e Perëndisë dhe na sigurojnë mundësinë për të marrë jetë të përjetshme – që të kthehemi në praninë e Perëndisë dhe të jetojmë me Të në familjen e Tij të përjetshme.”
Karol M. Stivens, këshilltare e parë në presidencën e përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, “A e Dimë se Çfarë Kemi?” Liahona, nëntor 2013, f. 12.
“Është vendimtare që ne të kuptojmë se Ati Qiellor ka siguruar një mënyrë për të gjithë bijtë dhe bijat e Tij që të kenë qasje te bekimet e fuqisë së priftërisë dhe të forcohen prej saj. Qendrore te plani i Perëndisë për fëmijët e Tij shpirtërorë është vetë thënia e Tij: ‘Kjo është vepra ime dhe lavdia ime – të bëj të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut’ (Moisiu 1:39).”
Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “Kjo Është Vepra Ime dhe Lavdia Ime”, Liahona, maj 2013, f. 19.