Fëmijët
Mësojini Historitë Tuaja
Prindërit dhe gjyshërit tuaj kanë pasur shumë aventura – për disa ju as që dini gjë! Disa prej historive të tyre do t’ju bëjnë të qeshni dhe mund t’ju ndihmojnë të keni besim tek Ati Qiellor. Por edhe të rriturit ndihen të druajtur ndonjëherë. Përdorini këto pyetje për t’i ndihmuar ata të kujtojnë disa nga historitë e tyre të parapëlqyera dhe shkruajini ose bëni vizatime të përgjigjeve të tyre.
Më trego rreth tri kujtimeve të tua më të lumtura.
Cili ishte çasti yt më i sikletshëm?
Më trego rreth ditës kur u linda unë.
Çfarë të pëlqente të bëje kur ishe fëmijë?
Si e fitove dëshminë tënde për ungjillin?