2014
Misioni Hyjnor i Jezu Krishtit: Shërbestar
Qershor 2014


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Qershor 2014

Misioni Hyjnor i Jezu Krishtit: Shërbestar

Studiojeni me lutje këtë material dhe kërkoni të dini se çfarë të thoni prej tij. Si do ta rrisë besimin tuaj te Shpëtimtari të kuptuarit e jetës dhe të misionit të Tij dhe si do t’i bekojë ato për të cilat kujdeseni nëpërmjet vizitës mësimore? Për më tepër informacion, shkoni te reliefsociety.lds.org.

Besim, Familje, Ndihmë

Ndërsa u japim shërbesë të tjerëve, ne bëhemi ndjekëse të vërteta të Jezu Krishtit që na dha shembullin e Tij. Presidenti Tomas S. Monson tha: “Ne jemi të rrethuar nga ata që kanë nevojë. … Ne jemi duart e Zotit këtu në tokë, me autorizimin për të shërbyer dhe për të ngritur moralisht fëmijët e Tij.”1

Linda K. Barton, presidente e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, na mësoi: “Me praktikë, secili prej nesh mund të bëhet më shumë si Shpëtimtari teksa u shërbejmë fëmijëve të Perëndisë. Do të dëshiroja të sugjeroja pesë fjalë për t’u mbajtur mend që të na ndihmojnë [t’i japim shërbesë] më mirë njëri-tjetrit: ‘Së pari vëzhgoni, pastaj shërbeni’. … Kur e bëjmë këtë, [ne po mbajmë besëlidhjet tona dhe] shërbimi ynë, si ai i Presidentit Monson, do të jetë tregues i dishepullimit tonë.”2

Ne mund të lutemi çdo mëngjes për të dalluar mundësitë për t’u shërbyer të tjerëve. “Ati Qiellor do t’ju drejtojë dhe engjëjt do t’ju ndihmojnë,” tha Dejvid L. Bek, presidenti i përgjithshëm i Të Rinjve. “Do t’ju jepet fuqi për të bekuar jetë dhe për të shpëtuar shpirtra.”3

Nga Shkrimet e Shenjta

Mateu 20:25–28; 1 Nefi 11:27–28; 3 Nefi 28:18

Nga Historia Jonë

Në konferencën e përgjithshme të tetorit 1856, Presidenti Brigam Jang (1801–1877) lajmëroi se pionierët me karroca dore ishin ende duke kaluar rrafshinat dhe se gjithsecili duhej të ndihmonte për të mbledhur furnizime për ta menjëherë. Lusi Mesërv Smith shkroi se gratë i “hoqën zhuponat e tyre [veshje të gjera poshtë fundit], getat dhe çdo gjë që mund të gjenin, pikërisht atje në tabernakull dhe i grumbulluan [ato] nëpër vagona.”

Ndërsa pionierët e shpëtuar filluan të mbërrinin në Solt-Lejk-Siti, Lusi shkroi: “Nuk kam marrë kurrë më tepër … kënaqësi nga çdo punë që kam bërë ndonjëherë në jetën time, sepse mes njerëzve mbizotëronte një frymë bashkimi. Më duhej thjesht të shkoja në një dyqan e të thoja se çfarë dëshiroja; nëse ishte cohë, ajo matej, pritej dhe më jepej pa pagesë.”4

Presidenti Xhorxh Albert Smith (1870–1951) tha për shërbesën ndaj të tjerëve: “Lumturia jonë e përjetshme do të jetë në përpjesëtim të drejtë me mënyrën se si ia përkushtojmë veten ndihmës ndaj të tjerëve.”5

Merreni Parasysh Këtë

  1. Si mund të na shtyjë lutja që të jemi mjete në duart e Zotit?

  2. Si mund të na ndihmojë dhënia e shërbesës ndaj të tjerëve për t’i mbajtur besëlidhjet tona?

Shënime

  1. Tomas S. Monson, “Çfarë Kam Bërë për Dikë Sot?”, Liahona, nëntor 2009, f. 86.

  2. Linda K. Barton, “Së Pari Vëzhgoni, Pastaj Shërbeni”, Liahona, nëntor 2012, f. 78, 80.

  3. Dejvid L. Bek, “Detyra Juaj e Shenjtë për të Shërbyer”, Liahona, maj 2013, f. 56.

  4. Lucy Meserve Smith, në Daughters in My Kingdom: The History and Work of Relief Society (2011), f. 36–37.

  5. George Albert Smith, në Daughters in My Kingdom, f. 77.