2015
Këshilla për Zgjedhje të Vështira
janar 2015


Rinia

Këshilla për Zgjedhje të Vështira

Presidenti Henri B. Ajring, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë, tregoi për një rast kur ai ndoqi këshillë profetike. Gjatë një konference të përgjithshme, Presidenti Ezra Taft Benson (1899-1994) i nxiti anëtarët që të dilnin nga borxhet – veçanërisht nga borxhi hipotekar.

Presidenti Ajring tha: “Iu drejtova gruas sime pas mbledhjes dhe e pyeta: ‘A mendon se ka ndonjë mënyrë që të mund ta bëjmë këtë?’ Në fillim nuk mundëm.” Por që nga ajo mbrëmje ai mendoi për një pronë që për vite ishin përpjekur pa sukses që ta shitnin. “Ne e mirëbesonim Perëndinë dhe … mesazhi[n e] shërbëtorit të Tij, [kështu që] bëmë një telefonatë. … Dëgjova një përgjigje që, deri më sot, e forcon mirëbesimin tim te Perëndia dhe shërbëtorët e Tij.” Po atë ditë, një burrë kishte bërë një ofertë për pronën e familjes Ajring për një shumë fare pak më të madhe sesa barra hipotekare e tyre. Familja Ajring shpejt u çlirua nga borxhi (shih “Mirëbeso tek Perëndia, Pastaj Shko dhe Bëj”, Liahona, nëntor 2010, f. 72).

Ju mund të mos keni për të paguar një barrë hipotekare, por këshilla profetike mund t’ju udhëheqë juve këtu dhe tani nëpër vendimet e vështira në lidhje me punën, arsimimin, një mision dhe daljen në takime. Diskutoni me familjen ose shokët tuaj mbi mënyrën se si mund ta ndiqni profetin kur ju duhet të merrni vendime.