2015
Tiparet e Jezu Krishtit: Bir i Bindur
janar 2015


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Janar 2015

Tiparet e Jezu Krishtit: Bir i Bindur

Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni të dini se çfarë të tregoni. Në ç’mënyrë të kuptuarit e jetës dhe roleve të Shpëtimtarit do ta rritë besimin tuaj tek Ai dhe do t’i bekojë ato për të cilat kujdeseni nëpërmjet vizitës mësimore? Për më tepër informacion, shkoni te reliefsociety.lds.org.

Besim, Familje, Ndihmë

Ndjekja e shembullit të bindjes të Jezu Krishtit e rrit besimin tonë tek Ai. “A është ndonjë çudi”, tha Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “që Krishti zgjedh së pari dhe fillimisht që ta përkufizojë veten në lidhje me atin e tij – që ai e donte atë dhe iu bind atij, dhe iu nënshtrua atij ashtu si bir besnik që ishte? … Bindja është ligji i parë i qiellit.”1

Shkrimet e shenjta japin mësim: “Kur ne fitojmë ndonjë bekim nga Perëndia, është me anë të bindjes ndaj atij ligji mbi të cilin ai bazohet” (DeB 130:21). Rritja jonë shpirtërore ndodh kur ne i afrohemi Perëndisë nëpërmjet bindjes dhe e ftojmë fuqinë e Shlyerjes së Shpëtimtarit në jetën tonë.

“Ndërsa ecim në bindje ndaj parimeve dhe urdhërimeve të ungjillit të Jezu Krishtit”, tha Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “ne gëzojmë një vërshim të vazhdueshëm bekimesh të premtuara nga Perëndia në besëlidhjen e Tij me ne. Ato bekime sigurojnë burimet që na duhen për të vepruar, më tepër sesa thjesht të veprojnë mbi ne ndërsa ecim në jetë. … Bindja na jep një kontroll më të madh mbi jetën tonë, aftësi më të madhe për ecejake, për të punuar dhe për të krijuar.”2

Shkrime të Shenjta Shtesë

Lluka 22:41–46; Doktrina e Besëlidhje 82:10; 93:28

Nga Shkrimet e Shenjta

“A mund t’i jepet një njeriu tjetër forca shpirtërore që vjen si pasojë e bindjes së vazhdueshme ndaj urdhërimeve?” pyeti Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. “Përgjigjja e qartë … është jo.”3

Shëmbëlltyra e dhjetë virgjëreshave është një shembull i këtij parimi. Ndërkohë që të gjitha virgjëreshat i morën llambat e tyre “dhe i dolën para dhëndrit”, vetëm pesë ishin të mençura dhe morën vaj në llambat e tyre. Pesë të tjerat ishin budallaçka sepse ato “nuk morën me vete vajin”.

Aty nga mesnata u dëgjua një britmë: “Ja, po vjen dhëndri, i dilni para!” Të gjitha virgjëreshat i rregulluan llambat e tyre, por virgjëreshat budallaçka nuk kishin vaj. Ato u thanë virgjëreshave të mençura: “Na jepni nga vaji juaj, sepse llambat tona po na fiken”.

Virgjëreshat e mençura u përgjigjën: “Jo, sepse nuk do të mjaftonte as për ne e as për ju; më mirë shkoni … dhe e blini”. Dhe kur virgjëreshat budallaçka shkuan, dhëndri erdhi dhe virgjëreshat e mençura shkuan me të, dhe “dera u mbyll”.

(Mateu 25:1–13).

Shënime

  1. Jeffrey R. Holland, “The Will of the Father in All Things” (mbrëmje shpirtërore në Universitetin “Brigam Jang”, 17 janar 1989), f. 4, speeches.byu.edu.

  2. D. Tod Kristoferson, “Forca e Besëlidhjeve”, Liahona, maj 2009, f. 21.

  3. Dejvid A. Bednar, “Të Kthyer në Besim te Zoti”, Liahona, nëntor 2012, f. 109.

Merreni Parasysh Këtë

Cilët janë disa shembuj të bindjes në shkrimet e shenjta?