2015
Ndryshimi Im i Zemrës
shkurt 2015


Rinia

Ndryshimi Im i Zemrës

Autori jeton në Fortaleza të Brazilit.

Kur mësova në fillim rreth ungjillit të rivendosur të Jezu Krishtit, e ndjeva Shpirtin ta dëshmonte vërtetësinë e tij. Nëpërmjet lutjes, dëshmia ime u bë edhe më e sigurt dhe unë vendosa të pagëzohesha.

Shpejt pas pagëzimit tim, njerëzit në lagjen time nisën të më pyetnin se si ndihesha rreth të shërbyerit në një mision. Të them të drejtën, nuk e dija me saktësi se çfarë të thoja. Ideja e largimit nga familja ime dhe nga shkolla për të shërbyer në një mision më dukej e pakuptimtë.

Pastaj një ditë, nisa të mendoja rreth kthimit tim në besim. M’u kujtuan misionarët që më kishin dhënë mësim, të cilët iu ishin përgjigjur me durim pyetjeve të mia dhe më kishin ndihmuar ta kuptoja ungjillin. E kuptova se, pa ndihmën e tyre, nuk do ta kisha zbuluar kurrë Kishën e vërtetë. Sapo u ndërgjegjësova për atë, dëshira për të shërbyer lulëzoi në zemrën time. Mund ta ndieja Shpirtin të më thoshte se duhet të shërbeja në një mision kohëplotë.

E di se puna misionare është puna për Atin tonë Qiellor dhe se ne mund të ndihmojmë për të sjellë shpirtra në dijeninë e mrekullueshme për ungjillin e rivendosur.