Mesazhi i Vizitave Mësimore, Shkurt 2015
Tiparet e Jezu Krishtit: Pa Mëkat
Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni të dini se çfarë të tregoni. Në ç’mënyrë të kuptuarit e jetës dhe roleve të Shpëtimtarit do ta rritë besimin tuaj tek Ai dhe do t’i bekojë ato për të cilat kujdeseni nëpërmjet vizitës mësimore? Për më tepër informacion, shkoni te reliefsociety.lds.org.
Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti, ishte i vetmi që qe në gjendje të bënte një shlyerje për njerëzimin. “Jezu Krishti, Qengji pa të meta, u shtri me gatishmëri në altarin e flijimit dhe pagoi çmimin për mëkatet tona”, tha Presidenti Diter F. Uhtdorf, Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë.1 Të kuptuarit se Jezu Krishti ishte pa mëkat mund të na ndihmojë ne ta rritim besimin tonë tek Ai dhe të përpiqemi fort t’i mbajmë urdhërimet e Tij, të pendohemi dhe të bëhemi të pastër.
“Jezusi ishte … një qenie me mish dhe shpirt, por Ai nuk ra në tundim (shih Mosia 15:5)”, tha Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. “Ne mund t’i drejtohemi Atij … sepse Ai kupton. Ai e kupton betejën dhe Ai e kupton se si ta fitojmë betejën. …
… Fuqia e Shlyerjes së Tij mund t’i fshijë pasojat e mëkatit brenda nesh. Kur pendohemi, hiri i Tij shlyes na shfajëson dhe na pastron (shih 3 Nefi 27:16–20). Është njësoj si të mos ishim dorëzuar, si të mos kishim rënë në tundim.
Ndërsa orvatemi ditë pas dite dhe javë pas jave që ta ndjekim shtegun e Krishtit, shpirti ynë e pohon epërsinë e tij, beteja në brendësi qetësohet dhe tundimet pushojnë së krijuari probleme.”2
Shkrime të Shenjta Shtesë
Nga Shkrimet e Shenjta
Shpëtimtari e pagoi çmimin nëpërmjet Birnisë së Tij hyjnore, jetës së Tij pa mëkat, vuajtjes së Tij dhe derdhjes së gjakut të Tij në Kopshtin e Gjetsemanit, vdekjes së Tij në kryq dhe Ringjalljes së Tij nga varri. Nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, ne mund të bëhemi sërish të pastër ndërsa pendohemi për mëkatet tona.
Mbreti Beniamin i mësoi popullit të Tij për Shlyerjen e Jezu Krishtit dhe më pas i pyeti nëse ata u besuan fjalëve të tij. “Ata të gjithë thirrën me një zë, duke thënë: … Shpirti … ka bërë një ndryshim të madh te ne, ose në zemrat tona, që ne nuk kemi më prirje të bëjmë keq, por të bëjmë mirë vazhdimisht. …
Dhe ne jemi të gatshëm të hyjmë në një besëlidhje me Perëndinë tonë, që të bëjmë vullnetin e tij dhe të jemi të bindur ndaj urdhërimeve të tij, në të gjitha gjërat” (Mosia 5:1–2, 5).
Edhe ne mund të kemi një “ndryshim të madh” si populli i Mbretit Beniamin i cili nuk “k[ishte] më prirje të bë[nte] keq, por të bë[nte] mirë vazhdimisht” (Mosia 5:2).
© 2015 nga Intellectual Reserve, Inc. I rezervohen të gjitha të drejtat. Shtypur në Gjermani. Miratuar për anglisht: 1/14. Miratuar për përkthim: 1/14. Përkthim i Visiting Teaching Message, February 2015. Albanian. 12582 101