Rinia
Nje Themel për Dëshminë Time
Autorja jeton në Ajdaho, SHBA.
Kur isha 16 vjeçe, një shoqe u shfaq në shtëpinë tonë me misionarët. Brenda një muaji nga diskutimi i parë, të gjitha pyetjet e mia morën përgjigje me qartësi. E ndjeva Frymën e Shenjtë të dëshmonte mbi vërtetësinë e mesazheve rreth Rivendosjes. Ishte e pangjashme me çfarëdo gjëje që kisha ndier ndonjëherë, dhe e dija se e gjitha ishte e vërtetë.
Megjithatë, përjetova më tepër mospranim e kundërshtim se kurrë më parë. Ndihesha e vetmuar, e lodhur dhe e pështjelluar. Nëse po bëja gjënë e duhur, pse po hasja kaq shumë kundërshti? Nuk mund ta kuptoja se si sprovat e mia ishin për të mirën time. Misionarët më mësuan të agjëroj e të lutem, edhe në mes të një dite në shkollë. Kur gjërat bëheshin të padurueshme unë e zbrazja zemrën time [në lutje] dhe e ndieja menjëherë ngushëllimin e Shpirtit.
Java e pagëzimit tim ishte plot sprova. Shefi im më kërcënoi se do të më pushonte nëse nuk e lija pagëzimin tim që të zëvendësoja dikë në punë, përfundova në spital me gurë në veshka dhe prindërit e mi më kërkuan të largohesha nga shtëpia. Me kaq shumë gjëra jashtë kontrollit tim, e vetmja gjë që mund të bëja, ishte t’i drejtohesha Zotit.
Çdonjëra prej atyre sprovave u kthye me tërë mend në dobinë time. Ato më ndihmuan të mësoj rreth doktrinave të ungjillit, i cili më siguroi një themel për dëshminë time.