2016
Martesa është Shuguruar nga Perëndia
shkurt 2016


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Shkurt 2016

Martesa është Shuguruar nga Perëndia

Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni të dini se çfarë të tregoni. Si do ta shtojë besimin tuaj në Perëndi dhe si do t’i bekojë ato për cilat kujdeseni nëpërmjet vizitave mësimore, të kuptuarit e dokumentit “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”? Për më tepër informacion, shkoni te reliefsociety.lds.org.

Besim, Familje, Ndihmë

Profetët, apostujt dhe udhëheqësit vazhdojnë “solemnisht [të] shpalli[n] se martesa midis një burri dhe një gruaje shugurohet nga Perëndia dhe se familja është thelbësore në planin e Krijuesit”1.

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Një familje, e ngritur mbi martesën e një burri dhe të një gruaje, siguron vendosjen më të mirë që plani i Perëndisë të jetë plot gjallëri. …

… As ne, as ndonjë tjetër njeri i vdekshëm nuk mund ta ndryshojë këtë rend hyjnor të martesës.”2

Boni L. Oskarson, presidentja e përgjithshme e Të Rejave, tha: “Çdonjëra, pavarësisht nga rrethana e saj martesore apo numri i fëmijëve, mund të jetë mbrojtëse e planit të Zotit të përshkruar në proklamatën mbi familjen. Nëse është plani i Zotit, ai duhet të jetë edhe plani ynë!”3

Plaku Kristoferson vazhdoi: “Disave prej jush ju është mohuar bekimi i martesës për arsye që përfshijnë një mungesë të kandidatëve të suksesshëm, tërheqje fizike ndaj së njëjtës gjini, paaftësi fizike apo mendore ose thjesht një frikë ndaj dështimit. … Ose ju mund të jeni martuar, por ajo martesë mbaroi. … Disa prej jush që janë të martuar, nuk mund të lindin fëmijë. …

Edhe pse kështu, … çdo njeri mund të japë ndihmesë në shpalosjen e planit hyjnor në secilin brez.”4

Shkrime të Shenjta Shtesë

Zanafilla 2:18–24; 1 Korintasve 11:11; Doktrina e Besëlidhje 49:15–17

Ngjarje Aktuale

Vëllai Leri M. Gibson, ish-këshilltar i parë në presidencën e përgjithshme të Të Rinjve, kujtoi kur Shirli, tani bashkëshortja e tij, tha:

“‘Të dua sepse e di që e do Zotin më shumë nga sa më do mua.’ …

Ajo përgjigje më goditi në zemër. …

… [Dhe] unë doja që ajo ta ndiente gjithmonë se e doja Zotin mbi gjithçka tjetër.”5

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim: “Zoti Jezu Krisht është pika qendrore në një marrëdhënie martesore në besëlidhje. … [Përfytyroni se] Shpëtimtari është vendosur te kulmi i [një] trekëndëshi, me një grua në bazën e një këndi dhe një burrë në bazën e këndit tjetër. Tani merreni parasysh atë që ndodh në marrëdhënien midis burrit dhe gruas kur ata individualisht dhe në mënyrë të qëndrueshme ‘[vijnë] te Krishti’ dhe përpiqen të ‘përsos[en] në të’ (Moroni 10:32). Për shkak të Shëlbuesit dhe nëpërmjet Tij, burri dhe gruaja vijnë më afër së bashku.”6

Shënime

  1. “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, Liahona, nëntor 2010, f. 129.

  2. D. Tod Kristoferson, “Përse Martesa, Përse Familja”, Liahona, maj 2015, f. 52.

  3. Boni L. Oskarson, “Mbrojtëse të Proklamatës së Familjes”, Liahona, maj 2015, f. 15.

  4. D. Tod Kristoferson, “Përse Martesa, Përse Familja”, f. 52.

  5. Larry M. Gibson, “Fulfilling Our Eternal Destiny”, Ensign, shkurt 2015, f. 21–22.

  6. David A. Bednar, “Marriage Is Essential to His Eternal Plan”, Liahona, qershor 2006, f. 54.

Merreni Parasysh Këtë

Si po mundohem unë individualisht dhe në mënyrë të patundur që të “[vij] te Krishti”?