2018
Lutuni me Emër për Çdo Motër
mars 2018


Parime të Vizitës Mësimore, Mars 2018

Lutuni me Emër për Çdo Motër

Dashuria jonë për ato të cilave [u bëjmë] vizitat mësimore, dhe frymëzimi lidhur me to do të shtohen kur lutemi përulësisht me emër për secilën motër veçanërisht.

Besim, Familje, Ndihmë

Logoja e Shoqatës së Ndihmës

Shkrimet e shenjta tregojnë shumë shembuj të burrave dhe grave të cilët u lutën me emër për njerëz të tjerë. Mes më mbresëlënësve është babai i Alma të Riut. Një engjëll i foli Alma të Riut, duke i thënë se babai i tij “[ishte] lutur me besim të madh në lidhje me ty …; prandaj, për këtë shkak unë erdha të të bind ty për fuqinë dhe autoritetin e Perëndisë, që lutjet e shërbëtorëve të tij të mund të marrin përgjigje, sipas besimit të tyre” (Mosia 27:14).

Lutja për njëri‑tjetrin i hap zemrat tona për të marrë bekimet që Zoti dëshiron të na i japë. “Qëllimi i lutjes nuk është të ndryshojmë vullnetin e Perëndisë, por të sigurojmë për veten tonë dhe të tjerët bekimet që Perëndia është tashmë i gatshëm për t’i dhënë, por që ne duhet t’i kërkojmë që të mund t’i marrim.”1

Një motër tregoi se gjatë një periudhe të vështirë në jetën e saj, një telefonatë ose një mesazh i thjeshtë me celular shpesh erdhi nga mësueset e saj vizitore në “ditë veçanërisht të errëta”. Dukej sikur ato e dinin pikërisht se kur asaj i duhej një nxitje. Ajo e dinte se ato luteshin për të, si gjatë vizitave të tyre ashtu edhe veçmas.

“Mendoni për forcën tonë të bashkuar nëse çdo motër do të bënte një lutje të sinqertë çdo mëngjes dhe mbrëmje, ose, më mirë akoma, do të lutej pa pushim siç ka urdhëruar Zoti”, tha Xhuli B. Bek, Presidente e mëparshme e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës.2 Lutja për ato të cilave [u bëjmë] vizita mësimore, na forcon si individë dhe si gra shenjtore të ditëve të mëvonshme.

Presidenti Henri B. Ajring, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë, tha: “Do të luteni për mënyrën se si t’i njihni zemrat e tyre. … Do t’ju nevojitet të dini atë që Perëndia do të donte që ta bënit për t’i ndihmuar at[o] dhe për ta bërë gjithçka, sa më mirë që mundeni, duke ndier dashurinë e Perëndisë për t[o].”3

Shënime

  1. Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Lutje”.

  2. “Çfarë Bëjnë më Mirë Gratë Shenjtore të Ditëve të Mëvonshme: Qëndrojnë Fort e të Palëkundura”, Liahona, nëntor 2007, f. 110.

  3. Henri B. Ajring, “Lutja e Priftërisë dhe Lutja Vetjake”, Liahona, maj 2015, f. 86.