2022
Sakramenti: Një Mënyrë për të Kujtuar Shpëtimtarin
Prill 2022


“Sakramenti: Një Mënyrë për të Kujtuar Shpëtimtarin”, Liahona, Prill 2022.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Liahona, Prill 2022

Sakramenti: Një Mënyrë për të Kujtuar Shpëtimtarin

placeholder altText

The Last Supper [Darka e Fundit], nga Simon Dewey

Natën para se Jezu Krishti të kryqëzohej, Ai u takua me Apostujt e Tij në Darkën e Fundit. Atje Ai u dha atyre sakramentin për herë të parë. Ai u shpjegoi se ajo ishte një mënyrë që ata ta kujtonin Atë. Sakramenti është një ordinancë ku ne marrim bukë dhe ujë për të kujtuar Shlyerjen e Krishtit. Buka përfaqëson trupin e Krishtit dhe uji përfaqëson gjakun e Tij.

Ne e marrim sakramentin çdo të diel gjatë mbledhjes së sakramentit. Këndojmë një himn, ndërsa mbajtësit e priftërisë e copëtojnë bukën në copa të vogla.

Mbajtësit e priftërisë që copëtojnë bukën, thonë lutje të veçanta. Këto lutje gjenden te Doktrina e Besëlidhje 20:77, 79. Lutjet na kujtojnë atë që i kemi premtuar Atit Qiellor dhe atë që Ai na ka premtuar ne.

Mbajtës të tjerë të priftërisë ua shpërndajnë sakramentin anëtarëve të lagjes ose degës. Ndërsa marrim sakramentin, ne kujtojmë Shpëtimtarin dhe flijimin e Tij për ne. Ne gjithashtu zotohemi për t’i mbajtur besëlidhjet (premtimet) që kemi bërë me Atin Qiellor.

vajzë duke marrë bukën gjatë mbledhjes së sakramentit

Ne tregojmë nderim ndërsa bekohet dhe shpërndahet sakramenti. Ajo është një kohë që ne të mendojmë për jetën, mësimet dhe Shlyerjen e Jezu Krishtit. Gjithashtu, mund të mendojmë për mënyrën se si mund ta ndjekim shembullin e Tij.