“Moisiu dhe Mana”, Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Prill 2022
“Moisiu dhe Mana”
Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Prill 2022
Moisiu dhe Mana
Moisiu ishte profet. Ai e udhëhoqi popullin e Perëndisë drejt tokës së premtuar. Ata ecën për shumë ditë.
Njerëzit ishin të uritur. Ata nuk kishin ushqim. Kështu që Perëndia u dërgoi ushqim nga qielli. Ushqimi quhej manë.
Çdo mëngjes njerëzit mblidhnin manë për të ngrënë. Por ajo nuk do të qëndronte e freskët gjatë natës. Atyre iu duhej të mblidhnin sërish të nesërmen.
Mana na kujton Jezu Krishtin. Perëndia e dërgoi manën për të shpëtuar njerëzit. Ai gjithashtu e dërgoi Jezusin në tokë për të na shpëtuar. Ne kemi nevojë për Jezusin çdo ditë, ashtu siç na nevojitet ushqim çdo ditë.
Unë do ta ndjek Jezusin. Ai do të më japë forcë dhe do të më ndihmojë ta ndiej dashurinë e Tij çdo ditë.
© 2022 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly Friend Message, April 2022. Albanian. 18314 101