2023
Burime për Rininë dhe Fëmijët
Shkurt 2023


“Burime për Rininë dhe Fëmijët”, Liahona, Shkurt 2023.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Liahona, Shkurt 2023

Burime për Rininë dhe Fëmijët

Pamja
prindër duke lexuar shkrimet e shenjta me të birin

Prindërit kanë përgjegjësinë parësore për t’u mësuar fëmijëve të tyre rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka organizata, programe dhe burime të tjera për t’i ndihmuar prindërit në përpjekjet e tyre. Së bashku, prindërit, udhëheqësit e Kishës dhe miqtë mund t’i ndihmojnë të gjithë fëmijët dhe adoleshentët që të vijnë te Krishti.

Pamja
fëmijë të Fillores

Fotografia nga Ben Johnson

Fillorja

Fillorja është organizata e Kishës për fëmijët nga mosha 18 muajsh deri në 11 vjeç. Në Fillore, fëmijët mësojnë rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij nëpërmjet mësimeve, muzikës dhe veprimtarive. Fillorja mund t’i ndihmojë fëmijët të ndiejnë dashurinë e Perëndisë për ta.

Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave

Nga janari i vitit kur fëmijët mbushin 12 vjeç, ata lëvizin nga Fillorja ose për te kuorumet e Priftërisë Aarone (për djemtë) ose te klasat e Të Rejave (për vajzat). Në kuorumet dhe klasat e tyre, të rinjtë dhe të rejat vazhdojnë t’i forcojnë dëshmitë e tyre dhe t’u shërbejnë të tjerëve.

Pamja
duar duke bërë një vizatim

Programi Fëmijët dhe Rinia

Në rininë e Tij, Jezu Krishti u rrit “në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve” (Lluka 2:52). Programi Fëmijët dhe Rinia i ndihmon anëtarët e rinj në moshë të Kishës që të ndjekin shembullin e Krishtit. Ata mësojnë dhe rriten në të gjitha fushat e jetës së tyre – shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale.

Revistat e Kishës

Revista e Kishës për fëmijët është revista Miku. Për Forcën e Rinisë është një revistë për rininë. Këto revista përfshijnë tregime, mësime dhe veprimtari të shkruara posaçërisht për fëmijët dhe adoleshentët.

Pamja
kapaku i librit udhëzues në spanjisht

Libri Udhëzues Për Forcën e Rinisë

Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve u mëson të rinjve dhe të rejave rreth të vërtetave të ungjillit. Ai u mëson atyre se si të marrin vendime që do t’i ndihmojnë ata të ndjekin Jezu Krishtin. Ai përfshin gjithashtu përgjigje për pyetjet që të rinjtë dhe të rejat mund të kenë rreth mënyrës se si ta jetojnë ungjillin.

Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]

Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ka shumë burime digjitale, përfshirë materiale filmike, muzikë, tregime nga shkrimet e shenjta dhe veprimtari. Ajo përfshin gjithashtu burime për t’i ndihmuar prindërit dhe udhëheqësit që t’i japin mësim parimet e ungjillit. Këto burime gjenden te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] në ChurchofJesusChrist.org dhe te programi kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Konferencat e FSY-së

Duke filluar nga viti që mbushin 14 vjeç, të rinjtë dhe të rejat ftohen që të frekuentojnë konferencat Për Forcën e Rinisë (FSY). Këto ngjarje përfshijnë veprimtari dhe orë mësimore që ndihmojnë të forcohet besimi te Jezu Krishti dhe e ndihmojnë rininë të rritet nga ana shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale.

Shtyp në Letër